Muzg dhimbjeje

Kultura

Muzg dhimbjeje

Nga: Vjollca Muqa Berisha Më: 16 shtator 2021 Në ora: 19:25
Vjollca Muqa Berisha

Duart zgjaten me lutjet

Gishtërinjt tingull lëshojnë

Me kërcitjet e tyre prej trishtimi

Ç'më pret në këtë udhë pa krye

E me një copë hanë

Vallë jeta filllon sërisht?

Ngjan gjithqka e heshtur

Në këtë imazh miniaturë

Ku jeta ime shfaqet kaq e zbrazët

Se heq dot nga mendja

Je ti njeri i mirë varg i përvajshëm

N'rrugëtimin tim

Që ma fal atë pak dritë n'errësirë !

ASHTU

Si një rrugëtim

I ëmbël filloi

Jetën e doja

Vuajtjës i rashë shqelm

Nuk kishte çast

Që nuk buzëqeshja

Ashtu

Ndihesha vërtetë

Fillova ta jetoj

Episodin më t'ëmbël

Unë

Por gërshërët e tua

Kishin filluar punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat