Me ty, poezi

Kultura

Me ty, poezi

Nga: Zymer Mehani Më: 17 shtator 2021 Në ora: 09:42
Zymer Mehani

Me ty poezi
Ushqej vuajtje e lotë
I afroj largësitë
Kudo nëpër botë

Rrugët i shkurtoj
Që mbarim nuk kanë
Zemrat i shëroj
Në pikllim që janë

Dhe puthjeve u këndoj
Që i pata dhuratë
I këndoj dhe hënës
Që ndrin nëpër natë

I ftoj largësitë
Që të më afrohen
Dhe zemrat i lus
Të mos zemërohen

Humbjeve u këndoj
N'fitore t' shndërrohen
Dhe buzëve të ngrohta
Që kurrë të mos ftohen

Zëri im buçet
Si vullkan nga lava:
-Si shpatë me dy tehe
Po të vraka fjala!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat