Elhaid Cufi i përgjigjet Iva Tiços dhe të gjithë atyre që nuk e quajnë “poet”

Kultura

Elhaid Cufi i përgjigjet Iva Tiços dhe të gjithë atyre që nuk e quajnë “poet”

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:29
Elhaid Cufi, Iva Tiço

Ditën e diel Elhaid Cufi, si i eleminuari i parë nga “Big Brother VIP” ishte i ftuar në “Fan Club”. E ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte debati mes tij dhe Iva Tiços. Kjo e fundit i tha se sipas mendimit të saj, Elhaidi nuk është poet, por një shkrimtar urban. E nëse shohim komentet në rrjetet sociale duket se Iva nuk është e vetmja që mendon kështu, pasi edhe persona të tjerë ndajnë të njëjtin mendim me të.

Ditën e sotme i ftuar në “Pardon My French” në “Top Albania Radio” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo, Elhaidi ka folur rreth kësaj çështjeje. I pyetur nga Jonida nëse e konsideron veten poet, shkrimtar apo influencer, ai tha se e konsideron veten një shpirt të lirë.

“Si Iva kam marrë edhe përshtypje të tjera të njerëzve që kanë lexuar vetëm një frazë timen të shpërndarë diku por nuk kanë hyrë më thellë për të lexuar atë që kam shkruar. Unë kritikat ua pranoj njerëzve nëse marrin librat e mi i lexojnë dhe i analizojnë dhe japin një analizë të mirëfilltë të asaj që kam shkruar. Nëse dikush thotë se shkruan shkurt dhe nuk di të shkruash gjatë unë thjesht e marrë me sportivitet.”

Në fund, Elhaidi e mbylli duke thënë se është zgjedhja e tij se çfarë poston në rrjetet sociale. Ai tha se ka zgjedhur t’i përdorë ato për të shpërndarë pozitivitet dhe dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat