Kur jeni të vetmuar dhe të mërzitur shumë!

Kultura

Kur jeni të vetmuar dhe të mërzitur shumë!

Nga: Agron Shabani Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:36
Agron Shabani


Lutne Zotin dhe bëni kryq në qiell, edhe nëse netët iu qëllojnë të pa yje dhe t' pa hënë...
Ndiçni gjurmët e gjakut dhe fisit tuaj ose fisit tonë... Ndiçne zjarrin, ritmin, hapin  dhe marshin kalorsiak të Aleksandrit (Lekës) të Madh, Pirros dhe Imzot Gjergj Kastriotit.
Ndiçni hapat e Adem Jasharit, Hamzës, Luan Haradinajt, Shkëlzenit, Zahir Pajazitit, Fehmi Lladrovcit, Xhevës, Elton Zherkës, Permet Vulës, Fehmi Lladrocit, Xhevës, Shotë Galicës, Marie Shllakut, Teutes, Donikes, Agim Ramadanit, Gasper Karaqit ose Sali Çekut. Sepse prej tyre rrjedhni.

Ndiçne zërin dhe kushtrimin e madh të kullave dhe atyre kështjellave të pamposhtura 
në Dukagjinë, Drenicë, Llap, Kaçanik dhe gjithandej, që kanë sy e vesh!

Ndiçni damarët e ndezur të tokës së lashtë atërore dhe stërgjyshore, që nuk shuhen kurrë.

Zërin e burrave...Atyre lisave të gjatë, si të lindurit ose banorët e parë në ato Troje të panështueshme të Shqiponjave dhe Kastriotit!

Ndiçne kushtrimin e malëve, sukave, bjeshkëve, kodrave dhe atyre kanjonëve të thella 
e kumbuese që i marrin në prehër dhe përqafim shqiponjat dhe dallëndyshet që shkojnë e vijnë.

Kujtoni Alpet e bardha shqiptare ku thejnë qafën retë e zeza, murlanet, furtunat e ndryshme dhe stuhitë.

Kujtoni melodinë e tokës, orkestrën dhe simfoninë e lulëve më të bukura në kopshtin dhe fushën tonë. Lulëkuqëve të lirisë! Jepi kohës besë.

Edhe hasmit ose armikut jepjuni (ipjuni) besë. Mos u ligëni! Mos ngurroni!

Kujtoni Kanunin e Lek Dukagjnit dhe thuani: Ani burrat e dheut, e paçi besën e Zoti!
Lidhuni kryq me Besën si toka me qiellin. Ky është ligji.

Mos i harroni kurrë rrathët e ferrit të Dantës dhe shkallët e fundit të asaj apokalipse të madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm në Kosovë dhe gjithandej!

Nerëzit dhe popullin tonë, tek e presin vdekjën me radhë! 

Motrat ose nënlokët tona....Si Maria Magdalena dikur para kryqit dhe atij varri të hapur të Jezu Krishtit! 

Mos i harroni legjendat ose historitë e njohura ungjillore ose kanonike mbi Agaten, Dalilen, Esteren, Juditen dhe Anen profetesh...tek e presin me padurim ardhjen ose shfaqjen e Maria Magdalenes me Jezu Krishtin në shtëpinë e Zotit...

Gjithashtu. Mos harroni, por mbajeni mend se...trimat dhe heronjt e luftës, gjatë tërë jetës së tyre i pëcjellin ose shoqërojnë hijet e thella kalorsiake, kolosale dhe titanike.

Kështu ishte edhe me Aleksandrin (Lekën) e Madh, Akilin e Trojës, Hektorin, Pirron e Madh, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun....Kështu është edhe sot.....!

Filozofët e quajnë narracion (narrativë), mision ose rrugë e largët transcendentale, metafizike, ontologjike ose epistemologjiko-gneseologjike e njohjes dhe kuptimit të jetës, botës, natyrës, qenies, materies, krijesës, ekzistencës, shpirtit, intelegjencës, rregullave, ligjëve, procesëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore.

Mbase, të tërë asaj që është, ashtu siç është.

Se këndejmi, sipas filozofëve ose shkenctarëve të specializuar në fushat e astrofizikës, biofizikës, gjeofizikës, kosmofizikës, kosmologjisë dhe disciplinave të tjera: Filozofia transcendentale së bashku me ligjët, idetë ose teoritë e njohura epistemologjike, metafizike, gneseologjike dhe të tjera, ndoshta janë rruga e vetme ose kryesore për njohjen, zbulimin, kuptimin dhe identifikimin e qenies, materies, krijesës dhe ekzistencësës së jetës ose civilizimëve tjera intelegjente ose superintelegjente gjithandej gjithandej galaksisë, gjithësisë ose universit tonë. Kush e di...?!

Mos e harroni Aleksandrin (Lekën) e Madh, i cili në frontin e luftës ose fushën e nderit, i mundi shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, por nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. 

Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetër dhe komandant, i cili jetën, shpirtin dhe trupin e vet, siç thoshte, ua kushte borxh Zotit dhe prindërve të tij, ndërkaq, edukatën, kulturën, nderin (moralin), karakterin, aftësitë ose shkathtësitë e njohura ushtarake dhe politike, ua kushte borxh popullit, Aristotelit dhe mësuesve të tjerë në Akademinë e Platonit dhe Aristotelit në Athinë.

Mos harroni se edhe gjysëmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia), në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila kishte luftar deri në fund për thesarin ose trashegiminë e madhe luftarake (ushtarake) dhe politike të vëllait të saj...Para se të nisej në luftë, atëbotë i kishte çuar fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: 'Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutëm për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti thonë se je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote!" 

I mërzitur dhe pikëlluar shumë me rastin e rënies së një bashkëluftëtari ose bashkëkomandanti të tij në fushën e nderit, Aleksandri (Leka) i Madh asokohe i tha edhe këto fjalë madhështore në varrimin e tij: Trupi yt vëlla i dashur, do pushojë këtu në tokën e Zotit, ndërsa jeta dhe vepra jote do na bëjnë dritë gjithëkah dhe gjithandej. Lavdi! ", fund i citatit. 

Ndërkaq, dikur më vonë, i ndodhur në shtratin e vdekjës, Aleksandri (Leka) i Madh u tha bashkëluftëtarëve ose bashkëkomandantëve të tij: Mbajeni çelësin e fitorës fortë në duart tuaja, duke besuar se nuk do mi bëni nderimet e fundit me armë ose shpata të kthyera kundër njeri tjetrit!' 

Mos harroni se shteti (polisi) dhe shoqëria e atëhershme e Athinës, ishin të fokusuar tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm, ku me tepër se 8O % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune. As bukën e gojës. Kishte të varfër (mbi 8O %), të pasur dhe shumë të pasur (afro 2O %). Kishte madje edhe shumë profiter dhe matrapaz lufte që i kishin kapur shtetin dhe poshtetin... Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjikë të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartë të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra. Duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale.

Aleksandri (Leka) i Madh qëlloi edhe më fat kur prindërit e tij e dërguan në  Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë. 

P.S.

Siç dihet, Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar, studuar dhe analizuar se si shteti, pushteti (qeveria) dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ndofta ishte edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote.

Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës siç ishte Sparta. Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë e njohur për të nxjerrur strateg, komandant, luftëtarë ose lider të shquar dhe të mëdhenj. Çdo gjë që bënin spartanët: si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, shtetin dhe familjen e tyre, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata etj.. ia përshtasnin një qëllimi të vetëm. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme nga pikëpamja ushtarake dhe politike, për dallim të Athinës, Kretës, Mikenës, Korintit, Tebës dhe shtetëve tjera. Sidomos në aspektin familjarë, farefisnor (gjenealogjik) ose biogjenetik, ku ruhej dhe respektohej vëllau, motra, babai, nëna, gjaku, farefisi dhe familja si shtet në miniaturë. Kjo deri në masën e vetflijimit dhe sakrificës më sublime.

Liria e tepruar ose anarkia:

Platoni ishte i shqetësuar për llojin e gabuar të lirisë: Athina ishte e lirë për të gjithë. Edhe për opinionbërësit, edhe për opininshitësit me të çmendur të cilët me dogmat, demagogjitë dhe hipokrizitë e tyre demonike ose satanike, zatën e thithën optimizmin ose entuziazmmin e masës, dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra të gabuara ose fatale kundër Spartës etj.

Edukata, kultura dhe arsimimi më i mirë: 

Platoni besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte edhe kurrikulën. Gjëja kryesore që ne duhet të mësojmë është jo vetëm matematika, drejtshkrimi, retorika ose oratoria, por se si të jemi të mirë. Ndaj, ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, vetëkontrollin, arsyen, moralin,, pavarësinë dhe qetësinë. Për të vënë në praktikë teorinë e tij, Platoni e ngriti ose themeloi një Shkollë të quajtur Akademia e Athinës e cila lulëzoi dhe shkëqeu për më shumë se 4OO vjet. Aty mësuan dhe studiuan edhe Aristoteli, Aleksandri (Leka) i Madh etj. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më pak pos asaj si të jetonin dhe të vdisnin si njerëz tè mirë. 

Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet shkencore, kulturore ose akademike në Kosovë ose Shqipëri e kanë braktisur ose nxjerrur jashtë ligjit këtë ambicie shkencore dhe humaniste. Nëse një student do shfaqej sot në Universitetin e Prishtinës ose Tiranës, dhe do kërkonte të mësonte se si të jetojë dhe punojè mè mirè, profesorët e shitur tek liderët politik, do i thërrisnin policinè ose punonjësit e çmendisë.

Fëmijë, prindër dhe pedagog me të mirë: 

Familjet si zakonisht bëjnë më të mirën e tyre. Dhe, ndonjëherë edhe fëmijët qëllojnë me fat kur prindërit e tyre janë të ekuilibruar, mësimdhënës të mirë, të pjekur, formuar, të mençur dhe emancipuar. Por , gjithashtu ndodh shpesh që prindërit transmetojnë konfuzionet dhe dështimet e tyre, tek fëmijët e vet. Platoni mendonte se mirërritja ose edukimi i fëmijëve ishte një nga aftësitë më të vështira dhe më të nevojshme. Ai ishte shumë në favor të fëmijëve të cilët do duhej frenuar nga mjedisi i gabuar shtëpiak, shoqërorë ose familjar. Ai propozoi që shumë fëmijë në fakt, do të ishte më mirë të merrnin vizionin e tyre për jetën, jo nga prindërit e tyre, por nga pedagog ose kujdestarë të mençur, të paguar nga shteti. Ai propozoi që një përqindje e madhe e brezit të ardhshëm të rritej dhe edukohej nga njerëz më të kualifikuar se sa prindërit e tyre.

"Aty ku sundojnë edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, dituria ose mençuria e njohur politike dhe diplomatike së bashku me vetëdijen e lartë shtetrore, nacionale, historike dhe patriotike, asnjëherë nuk mund të ketë mospajtime ose konflikte të ndryshme mes ndjenjës, interesit dhe mendimit politikë." ( Psikologjia Politike)

Ata që i njohin kushtët, rrethanat, ligjet ose standardët e larta ushtarake ose luftarake, e kanë të qartë se komandantët e njohur luftarak ose ushtarak, kur shkojnë në fronte ose fushëbeteja të ndryshme ushtarake ose luftarake, ose fitojnë ose vdesin.

 Në "frontet" e luftërave të ndryshme politike ose diplomatike ndërkaq, nuk është ashtu. Në to edhe garuesit, 'atletët' ose 'notuesit' më të mirë, shpeshherë mbytën ose fundosen.

 Aty gjithmonë nevojiten dy, tre ose më shumë palë për të njohur ose pranuar njëra tjetrën ose njeri tjetrin.  

Ndaj," kurrë mos jepni (ipni) urdhëra, vendime ose dekrete të ndryshme politike ose ushtarake për të cilat nuk jeni të sigurtë nëse do zbatohen dhe realizohën. (Gjeneral Mac Arthur)

Kjo donë të thotë se në politikë të lartë ose diplomaci, ndodhë shpesh që pikërisht atëherë kur mëse tepërmi keni të drejtè, të pësoni keq politiksht .

"Ne gjithëmonë ose shpeshherë jemi të pafuqishëm pikërisht atëherë kur mëse tepërmi kemi të drejtë". ( Mayer) 

Në instancë të fundit, idetë, konceptët, plaftormat, formulat dhe vizionet e larta shkencore, politike ose diplomatike, janë më të fuqishme se sa të gjitha luftërat dhe ushtritë (armatat) e mundshme të botës. 

Në këtë frymë, nga maksimumi i përvojes, famës dhe lavdisë së njohur ushtarake ose luftarake, është koha e fundit të nxirrën dhe afirmohen edhe profitët ose dobitë e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Progresi, vizioni, kreativiteti dhe inovacioni, lindin ose krijohen në forcë, guxim, moral, karakter, disiplinë, edukatë, kulturë, emancipim, racionalitet dhe ideali të lartë njerëzor ose qytetar, ndërkaq, shuhen ose vdesin në rutinë dhe iracionalitet.  

Ndryshe nga kjo, sipas Imanuel Kantit, e bukur dhe e dashur është vetëm ajo që na pëlqen dhe na kënaq të gjithëve dhe që kemi interes të lartë individual dhe kolektivë prej saj. 

Në këtë sfond, sipas psikologjisë dhe filozofisë politike, respekti, përkushtimi dhe dashuria ndaj nënës dhe dashuria ndaj gruas së bashku me dashurinë e njohur ndaj kombit dhe atdheut, janë "dobësitë" më burrërore dhe më fisnike pa të cila nuk bën dot. 

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat