Ngjarje reale nga lufta e fundit në Kosovë

Kultura

Ngjarje reale nga lufta e fundit në Kosovë

Nga: Ilir Muharremi Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:10
Kopertina e librit

"Në baltën që ecnim, këmbët fundoseshin dhe  krijonin gropëza në masën e saj të ndritshme. Nga errësira e plotë ndriçimi i yjeve rritej, teksa ngjitej lart. Ishte një heshtje e plotë, për disa sekonda heshtja u thye, teksa dëgjoheshin breshëri plumbash nga larg. Pasi përfunduan plumbat, u dëgjua gurgullima e ujit.

Burri që ishte afër meje e hodhi vështrimin kah lumi, diku më poshtë, pikasur vetëm nga një lëvizje e gjerë terri, stërpikur aty-këtu me luspa përshkënditëse. Në anën tjetër duhej të ishte bregu. Te shpati atje vëreja një njeri që dukej dhe zhdukej, bëhej më i zmadhuar pas çdo shfaqjeje.

Drita e Hënës bëri që muskujt e tij të ujshëm të shndrisnin hera-herës. Pas tij, si nga toka dolën edhe tre burra të tjerë e në errësirën e plotë nuk mund ta vëreja uniformën e tyre. Ishin si duket ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fytyrat e tyre qenë të mbuluara me maska të zeza vetëm ky burrë nuk e kishte maskën. Vëreja një ftohtësi në mimkën e tij, jeta dhe vdekja për të ishin e njëjta gjë, tani ftotësia e kishte kapluar..."

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat