Koordinimet e sulltanit me politikën e gryksve shqiptar e fetar!

Kultura

Koordinimet e sulltanit me politikën e gryksve shqiptar e fetar!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Cilit nuk i shkon mendja te harbutëria e Sulltanit nëse i kthehet fjala. Ky me kohë ka luajtë në kurriz të varfërisë mendore nëpër këto vendet ballkanike e më gjerë. Këta sheik, sot nuk zgjedhim mjete për të blerë simpstizues me rrogë mujore.!! Një mik i imi më tregoj një rast kur kishte qenë në një autobus rrugës për në Shkup. “Me ne ishte një vajzë e re por ajo ishte e mbuluar, punë a saj kjo!! Kur e kaluam kufirin shoferi u ndal dhe pyeti se a janë të gjithë mbrenda pasi që në kufi u detyruam të dalim përjasha autobusit.

Ky miku pa u hamend kthen kokën mbrapa dhe nuk e shiqon fare vajzën me shami. Mungon ajo vajza .... me shami! Për habi më bën me duar një vashëz e veshur allafrënga, duke pohuar dicka me duar nga vetëvetja...... U habita dhe mendova duke murmuritë në vetëveten! Po kjo?” Është fat në këtë fatkeqësi se shumica e atyre që e kan marrë këtë rrugë, duket për qështje materiale kurse një pjesë e vogël e kan si vend pune!!! Karremi  është hudhë pikërisht te këta njerëz që kan dëshirë të fitojnë pa u djersitur. Kjo lojë nuk është e pa njohur sepse kështu kan veprue edhe para pesëqind vitesh, vrtëm se atëherë metodat ishin barbare. Shiqoni degëdisjen e shqiptarëve në këtë kohë kur kjo lojë është kah luhet me të madhe për gjithë ata që e kan humb rrugën në oborr.. Kam frigë se "loja ka rregulla" për ata klient që nesër pendohen sepse kontratat si duket i kan të përjetshme në blerjen e besimit fetar ndryshe! Këtu faji nuk është jetim!

Faji është i  atyre njerzve që e udhëheqën shtetin në këto dekada, përderisa asnjëherë nuk menduan për këtë shtresë njerëzish. Shiqoni se cfarë pasqyre i krijuan luftës clirimtare, shiqoni se me cfarë akuzash e manevrimesh trumbetojnë, shiqoni se cfrarë përzierje i kan bërë të vërtetës e gënjeshtrës, shiqoni se cfarë shenje barazimi kan vënë në mes të gjakut e djersës, shiqoni se si disa pushtetarë të ish pushteteve janë  bërë  të pa prekshëm edhe nga ligji, shiqoni lojën e turpshme për veteranët..... A nuk është ky kulmi i të keqes kur njëra pas tjetrës, ato qeveritë e shtetit pranuan gjithëfarë ndihme nga këta sulltanë e sheik arab?Ndryshimi vërehet te vetë njerëzit e këtijë vendi të cilët nuk janë kah e njohin as vetëveten e mos të flasim për familjen e ngushtë!!

Motra nuk i flet vëllaut për dore...vëllau nuk i flet vëllaut sepse kunata është mbuluar.. Babai nuk ka kontakt me motrën e vetë, me të birin apo të bijën.. Tani kemi me bë edhe martesa pa dalë te fqiu por në farefis!! Kjo farë e hidhur do korret nga brezat që vijnë! Shpresoj që kjo të mos ndodhë..Ky është vetëm fillimi i shumë të pa njohurave që do befasojë shqiptarinë! Kjo është ajo dhurata e sheikëve arabo-anadollak!! Dikush është kah kënaqet me këtë dhuratë!! Kam frikë se historia do përsëritet kështu që miku armikut tonë të përbetuar ska mundësi me qenë një mik i mirë edhe për neve!. E ndëgjova një deputet kur tha në parlamet se sulltani n'a paska ndërtue e meremetue vetëm xhamia kurse te armiku ynë paska ndërtua fabrika! Cila ndihmë ka vlerë më shumë, nuk është e vështirë të dihet! Loja e fqinjëve tanë me të kaluarën e rrejshme për Kosovën është duke vazhdue s’bashku me këtë ndihmën turke për të kaluarën humbur.....Dikush thotë se ndihma ekonomike është në vend, sepse turqit kan investue këtu, prandaj edhe s’kemi cka të bëjmë krahasime..... e pra duhet të jesh i korruptuer për të mbrojtë këtë ndihmë! Edhe këta të parisë fetare i bënë sulltanit argatin, dërguan imam turkoshak edhe në diasporë! Një imam i këtyre turkoshakëve e pati provue edhe këtë kur e tha edhe këtë në një tubim se Skendrbeu e meriton të digjet në ferr!! Kjo shprehje u bë njollë në shpirtin e mendjet e shqiptarëve. Personazhi në fjalë e kuptoj më vonë se për këtë shprehje dhe shumë shprehje tjera u bë halë në sytë e mërgimtarëve! Pas një kohe u largue apo e larguen, këtë nuk e di. Dikush u mërzit e shumë të tjerë u gëzuan.

Zotëria në fjalë ishte tukofil i rafinuer, shitej edhe patriot i përkryer. Puna këtij turkofili ishte kjo; në njërën anë u predikonte fenë bashkëmendimtarëve, kurse në anën tjetër ua mësonte fëmijët edhe pse ata mësonin shqip te mësuesit e gjuhës shqipe! Ishte finoku vetë kur fëmijëve u blente edhe dhurata si dhe organizonte programe kombëtare nën ombrellën fesë. Cfarë konkurrnce edhe në diasporë! Ky kameleon mundohej të i fuste hundët edhe te familja apo edhe aty ku ishte e pa mundur. Fatmirësisht kjo lojë perfide kunndër kombit e për fe nuk i shkoj gjatë,  por  pasojat i korrën disa familje kur fëmijët e tyre përfunduen në Siri!  Pinjollë të sulltanit është mbushur shqiptaria, mjeramat nuk zgedhin mjete për të i shërbye sulltanit. Këtyre u ka dalë përpara vetëm paraja dhe se për shqiptarinë as që duan me ndëgjue. Ky është ai mjerimi që nuk kapërdihet te kombi shqiptar! Askush nuk është kundër fesë tradicionale te ne shqiptarët por kjo që po n'a servohet nuk gëlltitet lehtë.    

Dt:22112021 Hamdi Rafuna, Norvegji    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat