Ndjenjë vdekjeje dhe Kosova e përgjakur

Kultura

Ndjenjë vdekjeje dhe Kosova e përgjakur

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:19
Skënder Karaçica

Krusha e Madhe e Bajram Currit, Ukshin Hotit dhe dr.Fahredin Sh.Hoti u bë gjeografia e vdekjes për lirinë e Kosovës.

Poeti kishte ndjenjë vdekjeje dhe Kosova e përgjakur. E kishin përcjell ata të veshur në të zeza, që erdhën nga larg të qartur e të përjargur të veshur në të zeza për të vrarë doktorin e Krushës së Madhe dhe krushjanët... Në librin me poezi si kujtim na dalin para diellit  me ngjyrat e lirisë,djepat me ninula për nënat e reja shqiptare dhe koha e flakës së luftës të djelmenisë (UÇK).

Jo hasëm i veshur në të zeza,nuk vritet Toka e Kosovës...! Kohë leximi: Poezitë e poetit Fahredin Sh.Hoti  marrin udhën nëpër gjeografinë e atdheut (Kosova,faqe 5).

U rrite nëpër zjarrin e luftës

Fati i dhimbjes së madhe 

Kalove nëpër djepat e tragjedisë

Nga shekulli në shekull brezni gjaku!

Sante jam bashkë me poetin e Krushës së Madhe, Fahredin Sh.Hoti dhe, sa të bukura janë bërë kulmet e kuqe, djepat plotë me ninulat e bilbilave të familjes, toka me bereqet, zilja e shkollës ...Zogjtë e Krushës së Madhe nisin porosinë e madhe sa hije të paska Liria, Klosova jonë...!

Për fund është thënë nga kritika letrare se poetët vdesin me buzë në gaz për kombin e tij...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat