Korrespondimi i ringjalljes në poezinë e Mirko Gashit

Kultura

Korrespondimi i ringjalljes në poezinë e Mirko Gashit

Nga: Nexhat Rexha Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:55
Nexhat Rexha

Zgjedhja dhe konstatimi si përjetim në optikën artistike, i ka shtrirjet e veta në disponimin e kreativitetin e  brumosjeve të gjata, si objektivë e njohjeve sa më të kristalizuara në botën e artit. Vepra poetike  e Mirko Gashit  në tërërsinë e saj ka shtrirje të gjerë në arealin e  natyrshëm të botës njerëzore-shqiptare, ajo në brendi të saj  ka depërtime nga të gjitha pikëvështrimet e dukshme dhe të paduskhme. Në  esencë poezia nëpër shtrirjet e kohëve ofron të padukshëm  për shumë shtresa e botëkuptime njerëzish, në këto shtjellime poezia e Mirko Gashit rikthen vëmendjen nëpër këto labirinte të kohëve.  Vëllimi poetik “Polipet e vdekjes”, rikthen zërin e ndërgjegjes artistike të poetit, në përzgjedhjen e studiuesit  Anton Nikë Berisha, e cila brenda poezive të zgjedhura ofron mundësinë e përjetimit të klithjeve shpirtërore, të artikulaura në botën e ndërlikuar artistke, atëherë kur poezia në Kosovë frymoi për të shpëtuar qenien e saj. Në këto ndërlidhje, brenda tekstit  janë zgjedhur poezitë e këtij vëllimi. Veçantia  poetike e Mirko Gashit, ngërthen në vete  imazhe të konsiderueshme të fenomenit kohor, ato përceptojnë në diskursin e krijimit në mes raportit kohor të shtresëzuar, si identitet e sistem i hallkave të mundimshme për iluzionet që prodhonte faktori kohë e njeri. Në këto hapësira ekzistenciale poezia e Mirko Gashit, tanimë në këtë vepër komunikon lirshëm në zbërthim të kënaqshëm, e profesional të autorit që ka zgjedhur vargun si përjetim dhe shfaqje për lexuesin e të gjitha kohëve.

Po kush janë “Polipet e vdekjes”, ata janë vetë  jeta e banorëve të tokës, ata janë fryma dhe shtrirja në mes nesh, e përtej nesh, të cilët depërtojnë nëpër të gjitha mundësitë e përfitimit, për të mundur realitetin. Në këtë anatomi të trupit njerëzor poezia e Mirko Gashit,  sintetizon në dramacitetin  poetik,  krejt kjo vjen si mundësi e  përceptimit artisik në poezi, të cilat janë realizuar në përkushtimin e  Anton Nikë Berishës. Poezitë  brenda këtij libri, shpalosin kompleksitetin si zgjidhje me ndarjet e tyre,  ato krijojnë mundësi më të lehta për njohje e depërtim  në mesazhet e poetit.  Në këtë zgjedhje dhe ato në librin “Plagë uji” 1990, kanë inkorporimet e mjaftueshme, sepse vetë arti nëpër kohë kërkon depërtime, dhe këto arritje janë rezultat i pandërprerë në kërkim të anazilzës analitike. Konsiderojmë se poezia në mes ëndrrës dhe realitetit  shkëmben vlerën estetike, në trajtueshmëri të idesë si formësim; i përkushtimit, njohjes, dashurisë dhe për të  arrirë në ringjalljen e funksionalizuar brenda  shpirtit poetik, duke krijuar unitetin e tërësishëm artistik përmes figurave  të preferuara.

Poezitë e zgjedhura, autori i ka ndarë në  disa pjesë të dalluara, ato  ruajnë unitetin dhe stilistikën origjinale dhe i japin lexuesit mundësinë përafruese në lexim e përjetim, si dhe i japin atij kurajimin në motivim dhe identifikim në përshtypje e mbresa sa më të përafërta.

Në këto korrespondime poetike të Mirko Gashit, natyra dhe njeriu në qenësinë e tyre gjakojnë të ardhmen, si kodifikim përmes imazheve vrojtuese që prodhon natyra bashkë me shpirtin poetik të tij.

Fenomenet e natyrës dhe  figurat mitologjike si, Orfeu dhe Euridika në rrjedhën e lumit asocojnë në dashurinë e  përjetshtme të melodisë, në gjakim të përjetësisë. Flijimi i për jetën në poezinë e Mirko Gashit, komunikon me aktin moral për të mundur kohën e keqe. 

Rrezatimet  semantike

Në poezinë e Mirko Gashit, ngjarjet e kohës kanë trajtueshmëri të thella në ndërlikueshmërinë e në zhvillimin e proceseve  shoqërore. Nëpër këto përvijime  poetike shtrohet psikologjia, si reagim për rrethanat e krijuara në qarqet intelektuale dhe ato politike.  Në këto meditime, poezia e tij rrezaton në semantikën monumnetale përmes memories  e ndërlidhjve të verdiktit burimor. Përcaktimi koherent në lirikat e tija, krijon subjektivitetin e arsyeshëm  në kërkim të fjalës, si konkretizim e dëshmi ,sepse arti poetik në brendi ka ruajtur verdiktin e  traditës si thesar i letërsisë gojore. Kështu e kaluara dhe e sotmja persiatin  edhe të nesërmen me gjuhë poetike, e cila në poezinë e Mirko Gashit shpalos  heshtjen kryengritëse, si manifestit i artit estetik. Këto vlera të veçanta i ka trajtuar rrjedhshëm në këtë përzgjedhje poetike Anton Nikë Berisha.  

Kompozicionet e  dalluara brenda tekstit  ruajnë  freskinë e mendimit të autorit, njëkohësisht ato lidhin epokat e shfaqjeve artistike ,si lajtmotiv i kontinuitetit meditativ, kurse brenda vargjeve spikatatet origjinaliteti magjik  e shiprtëror, në ironizim të  dukshmërive regresive.  Dukuritë shoqërore  në përditshmëri  Mirko Gashi, poet bohem i prekur për çdo ditë në rrugët e Prishtinës, ato shpërfaqin të fshehtat e makinerisë antikohë.  

Në parathënien e këtij libri Anton Nikë Berisha shkruan:”Natyrisht, realiteti i përditshëm nuk i ofron poetit gjithë atë që ai gjakon; gjithë atë që ia kërkon bota e tij shpirtërore; dëshirat dhe etjet e tij për të tejkaluar vetveten dhe realitetin në të cilën jeton dhe vepron, gjë që përligjet sidomos tek poetet që vihen në sprova të rënda  të vuajtjeve dhe të dhunës të shkaktuar nga jeta ose nga vetë njeriu”  

E tërë kjo sprorvë e autorit në shpalosje e interpretim të kujdesshëm e të vlerësuar, dikton se të gjitha zgjedhjet e ofruara për lexuesin, në 13 pjesë të ndara,  ato identifikojnë poezinë e botuar dhe atë të lënë në dorëshkrim të Mirko Gashit. Në realitet ”Polipet e vdekjes”, janë  vetë realiteti poetik e jetësor që karakterizon ecjet tona  në vorbullën e “Arbor Vitae”, e  që autori i vë titullin librit  të tij të botuar në vitin 1988.  

Në tërërsinë poetike të përmbledhur në vëllimin”Polipet e vdekjes”, Anton Nikë Berisha, lexuesit të sotëm dhe atij që vjen i ka dhurur vlerën estetike, si thesar të çmueshëm, që ofron e ruan shkëlqimin poezia e Mirko Gashit nëpër kohë. Poezia brenda përvijimit e gjenezës, krijon mundësi për të interpretuar vlerën artistike, e cila krijon hapësirë e mundësi në interpretime e depërtime edhe më të ndryshme në letrat shqipe. Autori i kësaj përzgjedhjeje, ka dhënë këtë mundësi për studiuesit e ardhshëm, për poezinë e krijuar brenda një kohe të vlimeve të mëdha në atdheun tonë.

Mirko Gashi dhe vargu i tij, kanë krijuar mvetësinë përmes figurave  të dalluara të kohës së tij, të cilat janë vetëpërjetimi i historisë, të skalitura në strallin e ringjalljes. Ai përmes individualitetit metaforik e brumosjes në ide të krijuara arrin unifikimin e shprehur në vizionin poetik, si  determinim e trashëgimi i vlerave njerëzore dhe artistke.  Korresponidimin më të qartë poezisë së zgjedhur në librin “Polipet e vdekjes”, padyshim se ia ka dhënë studiuesi i mirëfilltë Anton Nikë Berisha, në ndriçim e theksim të qëndrueshëm poetikës së tërësishme të Mirko Gashit. 

Gjilan 27 nëntor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat