Prit

Kultura

Prit

Nga: Arola Zadrima Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:36
Arola Zadrima

Prit,

para se të shkërmoqet

qënia  jeme ndër duer, prit.

Më thuej,  a të përpëlitet andrra ndër sy,

po buzët , a belbëzojnë

fjalë të pakuptimta?

A e din si m'zhvoshket shpirti?

A kena të dy të njëjtat frikëna?  

Prit , para se të rrëshqasin

manteli i mndashtë,

më thuej a e din si gërvishtet

lëkura nën thonj?

Çmendja asht gjendja ku strehohem

ndonji natë e para se të shembesh

mbi mue,    

prit,

me m'vra e me m'dashtë

të duhen armët e mia ,

shpirt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat