Dy fjalë që kurrë s'ti thashë

Kultura

Dy fjalë që kurrë s'ti thashë

Nga: Ganimete Jakupi Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:42
Ganimete Jakupi

Dy fjalë peng në shpirt më kanë mbetur,

Akoma për ty i ruaj,

........................Nuk mund t'ia them askujt tjetër.

 

Dy fjalë që kanë peshë të madhe,

Mbetën në sirtarë të zemrës me dry,

.......................................Që do t'i them vetëm ty.

 

Dy fjalë që bashkojnë dy dashuri,

Pse nuk t'i thashë kur isha me ty?!

.....................................Pendohem, vuaj gjithnjë.

 

Dy fjalë një ditë do t'i firmos patjetër,

Do t'i gdhend në gur dy emra të vjetër,

.........................Koha do ta dëshmon këtë vepër.

         

Dy fjalë "TË DUA" do t'i them një ditë,

Kur të takoj e të puth me afsh,

.......................Ta dëshmoj se sa të kam dashtë.  

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat