Vokacioni poetik i shpresës

Kultura

Vokacioni poetik i shpresës

Nga: Përparim Hysi Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 19:24
Autori

Sa e njoh unë,ky, KUJTIM MATELI, është studiues skrupuloz në fushën e historisë dhe,ngaqë e ka ngulur mirë bririn në këtë fushë, e ka sjellë DODONËN në DISHNICË të Përmetit. Nuk është marrë as me sofizma dhe as me aludime astrologësh,por me dokumente historike që janë provaautentike dhe të mbështetura aq shkencërisht,sa pa bërë ndonjë blasfemi, i takon që mbiemrit të tij MATELI, t'i shtojë dhe atë: DODONA!

Por shkrimi im i sotëm për KUJTIM DODONËN nuk është për të si historian,por si poet. Si POET që ka krejt një"vokacion poetik" të mbushur me shpresë.Poeti thotë:"Eci mbi një fije shprese". Shpresa,-thotë diku ASDRENI,- është malli që shitet më lirë".

Më parë se dhe ASDRENI,NAIMI I MADH, do shprehej:"Kam shumë shpresë tek PERËNDIA,që mos jes kështu SHQIPËRIA!!!"

Ja dhe KUJTIMI (epo nga PËRMETI është dhe ky dhe kot nuk thonë që"gjaku nuk bëhet ujë") si NAIMI e bën shpresën qoftë si"fije",por me vargje e kthen në një tra ku ka hipur dhe krijon.

* * *
Poezia është si një shpërthim për të treguar se çfarë ndjen përbrenda. Dhe ka të drejtë Poeti i madh GREK,JANIS RICOS ,që thotë:"Për poezinë nuk ka vende të mëdha apo të vogëla:trualli i poezisë është në zemra të gjithë njerëzve". Ngaqë është kështu,vjen shpërthimi shpirtëror i KUJTIM MATELIT me vargje që i vendos"mbi një fije shprese".

E hap librin dhe,për të treguar se në poezi ka vënë shpirtin,vëren përkushtimin për mbesën (kush i do nipërit e mbesat më shumë se sa gjyshërit?),AMBRA MATELI,një valltare e lindur. Gjyshi POET këtu tregon atë dashurinë e madhe që është ku e ku dhe më e madhe se sa e prindërve.Tek e shoh këtë gjysh që tërë librin ia kushton mbesës,shtroj pyetjen e drejtpërdrejtë:- Përse ndodh kjo? Dhe sakaq,më vjen ndërmend ajo thënia e NOBELISTIT AMERIKAN,ERNEST HEMINGUEJ,që thotë:"Të kesh një zemër të brishtë si prej fëmije nuk është turp,por është nder". Nga ky kompleks brishtësie vuan çdo gjysh apo gjyshe.Aq më shumë,po qe poet! Se kurrë nuk bëhesh POET,nëse nuk ke një zemër e shpirt të mirë. Se poezia është si muzikë e shpirtit. KADINSKI shpirtin e quan"piano me shumë nota".

* * *
Theksoja diku më sipër se"gjaku nuk bëhet ujë" dhe për ta mbështetur edhe më këtë thënie të vjetër,po bëj pyetjen ndihmëse:-Vallë,ka POETË që të jetë nga PËRMETI pa shkruar për NAIM FRASHËRIN? Përgjigja është fare e lehtë.NAIMI është "teqeja" apo"MEKA" ku falen të gjithë.Pse ësht kështu dhe libri i KUJTIM MATELIT hapet me një poezi për një nga DITËLINDJET E NAIMIT.Kjo,"ditëlindja e POETIT në PËRMET",kthehet në një festival ku pjesëmarja është dhe nga trevat shiqptare jashtëkufijve tanë:"... në çdo anë mbledhur poetët/si lulet në një buqetë/...nga Kosova/Ulqini/Shkupi,Presheva..,deri tek"Arbërorët,matan detit/sjellin vargun stërgjyshor".
Poezitë janë shkruar me varg të lirë. Në nuk kanë rimën, kanë ritmin dhe,mbi të gjitha,kumtojnë mesazhe. Mesazhet ia rritin vlerën.Kudo, në shumë poezi, është meraku i POETIT për fatet e ATDHEUT në"panelin e historisë në shekuj". Është bindës në ato që shkruan dhe,me gjakftohëtsinë që kanë historianët,flet:" Na e tjetërsuan historinë/

Tek ,ky faj,kemi dhe ne pjesën tonë!!!"

Bota,- thonë PERSIANËT,- është një mulli dhe,kush futet në të ,do të bluhet. Dhe poeti e shikon botën si një"mulli",motori i këtij mulliri sikur nuk punon mirë,ndaj dhe kërkon ndihmë:
"Ku ndodhet leva e Arkimedit, Ta lëvizim botën Nga pika e keqe ku ka ngecur?.

Ky trivargësh me këtë pyetje retorike flet për një POET që pulson me ndjenjë e mendim qytetar. Se poeti i mirëfilltë gjithmonë është në opozitë me çdo"ngecje" apo krizë sociale.

Dhe ja një poezi mademë:"Në shtëpinë e GLOBIT". Në gjykimin tim,kjo poezi duhet shkruar në një panel me gërma kapitale. Përsëri, në gjykimin tim,kjo poezi është"kredoja poetike e POETIT". Për t'u ardhur,në ndihmë atyre që nuk e kanë lexuar këtë libër, po e sjell me vargjet e tij:

...............................................
Të bashkohen njerëzit në shtëpinë e planetit TOKË,

T'i nxjerrin jashtë zënkat dhe mëritë!
T'i përzëmë urrejtjet dhe lakmitë!
T'i përzëmë qeveritë,
Që nuk rrojnë dot pa moçalet e luftës,

Që jetë njerëzish vrasin me thikat e dëshpërimit! Po nuk mbarojnë mesazhet me vlera të POETIT,Janë të tilla që do apo nuk do,lexuesi do hyjë në atë hulli ku e thëret POETI.Ja një porosi me vlerë nga një trivargësh:"Kujtimet e bukura,mos i mbyll në arkiva!/Po hidhi në rrjedhë të bisedës dhe vargu apogje:-Të bëhen lule në vazon e shpresës". Shpesh herë vjersha merr karakter didaskalik,si tek "Këshillë":"Mërzinë mos e bëj shall/ta lidhësh pas qafës/se do të biesh në humnerat e trishtimit... "Ruhu nga trishtimi,është ngjitës dhe bëhet ves,- porosiste Gustaf FLOBER

* * *
Poezia metaforë"Këmisha e prilit".Dallëndyshja,lauresha,mëllenja që gjallojnë në këtë peizazh aq metaforik,konvergojnë një finale aq fine:"... të gjitha hijeshojnë gjoksin e njomë të vogëlushëve/...që kërkojnë në libra burimin e dritës. Dhe shpresa nga "fije",bëhet aq prezente,sa hap"Portat e së nesërmes".Jemi në kohë pandemie,pra"pas një nate të mardhur.../mëngjesi po e mbush shkollën përsëri/me dritë gëzimesh vezulluese/Në klasë nxitime të pandërprera/mbartin dije mbi lapsa e fletore/nga e sotmja në portat e së ardhmes.
Nuk do t'i mbyll këto shënime të miat,pa qëndruar tek një poezi,sa aktuale,aq me vlera të patjetërsueshme. Titullohet "Thinjat e ATDHEUT"

Që tek vargu i parë"Mbaj fëmijët përherë në oborrin e shqipes",POETI tund kambanën për ta dëgjuar secili prej nesh,se sot, më shumë se sa kurrë,kur lëvizja e njerëzve është pa kufi,që duhet të mbajmë të gjallë dashurinë për gjuhën dhe ATDHEUN,se,siç thotë POETI"... se ATDHEU thinjet e plaket/sa herë i humbet bijtë e vet/në detin e gjuhëve të botës.

Në të vërtetë,është mirë të vazhdoja dhe më,por ajo që dua të theksoj është një fakt shumë domethënës:Poeti,KUJTIM MATELI,që ecën mbi"një fije shprese" na ka dhënë një libër me vlera.ku.mbi të gjitha,evokon shpresën në këtë kohë,kur shoqëria jonë,vendi ynë,kanë nevojë për të shpresuar për ditë më të mira. Ashtu siç thoshte NAIMI I MADH:"Ditët e mira/paskëtaj vijnë". Dhe,ndaj POETI,KUJTIM MATELI "ecën mbi një fije shprese",për të hapur"portat e së nesërmes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat