Vitet e Ri shkojnë e vijnë, frika mbetet po ajo!

Kultura

Vitet e Ri shkojnë e vijnë, frika mbetet po ajo!

Nga: Bajram Sefaj Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 07:29
Bajram Sefaj

Pse me ndrojtje, të mos them me siklet e hidhërim, me një farë ngurrimi (të mos them mosdurimi e urrejtje, ngase nuk është aspak e varetë, absolutisht nuk është e vërtet, (nuk mbaj hidhërim e inat me askënd, nuk urrej askënd), tani e një kohë të gjatë, disi me shtrëngim në zëmër, pres natën e festes së viti të ri! Kjo nuk është ide krejtësisht (frëng:  n’est pas tout a fait!), origjinale, as e panjohur. Çdo gjë, qoftë edhe kur shkarazi e tërthorazi preket (fërkohet) me frikën dhe jetëgjatësinë e saj, si detyrimisht shpien të burimi i kësaj ideje fenomenale dhe e artë filozofike që, si e tillë ka hyrë tashme në të gjitha analet e mendimit filozofik të kohës. Roland Barthes (1915-1980), filozof i shquar francez i epokës së re, tha: Frika mbetët (frikë përgjithmonë), ndërkaq burimet i ndërrojnë! Një shembull sqarues: baba im është frikuar nga ujku në mal, unë frikohen nga avioni në hava!              

 Bëj bë në bukë e në krip, në çka të doni bëj bë, në kishë e në xhami, në begatinë ekstreme e tryezës  e pritjes së vitit të ri, shtruar më gjithë të mirat e mrekullitë kulinare- gastronomike, gatuar në magjet (e gjysheve tona milionere!), dhe në gjithë kuzhinat të kësaj bote, betohem se kjo ndenje imja është moçme, gati moshatare me gjysmën e moshës sime jetësore. E kam ndie, e kam peshuar helmin e saj të pshurrtë edhe shumë herë përpara se të marrë vesh se: maskarenj, teveqelë, të frustruar, bythëgjela e frikacakë që tutën prej hijes së vetë, e maniakë, të kompleksuar, kurnacë, ndoshta edhe të mëdhenj se unë(!) ka boll. Bota është e mbushur plot, me të ta! Paska edhe shumë e shumë të tjerë, gjithkah dhe gjithkund, që mund të vërtiten rreth këtij pikëtakimi, rrethrrotullimi!.

Koha është që t’ia shkundi dushkun enigmës: sa herë që festa e vit të ri, nata më e gjatë dhe më dramatike, në ndarje (ndërrim) të dy motmotëve, nxiton dhe avitet, me kryeneçësi feste  madje, të zë vendin vitin e vjetër, duke u krekosur pse është i ri, i panjohur dhe më i mirë se viti që, pas pak do të ik në të pa kthim, do të zhduket fare, me vë në siklet të madh që me gërryen e bluan së brendshmi.  Derisa të tjerët, kushdo e, kudo qofshin ata, ngarendin, me nga një maskë gëzimi e hareje, në të shumtën e rasteve të rreme, mjerisht, të varur në (mbi) fytyrë, (me përjashtime të vogla, fëmijë dhe të rinjtë dhe të rejat optimistë dhe të padjallëzuar), me gëzim e hare falco e të stisur kryekreje,  presin vitin e Ri. Unë ndërkaq, zhytëm në pusin vetmisë sime mbytur. Me çakërdisin çaponjtë e brengës katile, kur nis e kripem në be: se me natën e Vitit të ri e mbasandaj, do e le duhani (hajt ta ndezi e një të fundit, them!), se nuk do të pi më asnjë pikë raki, asnjë pikë pije tjetër alkoolike, të fortë as të butë, se nuk do të konsumoj kurrgjë, shumë e tej mase, asnjë gotë birrë as kurrgjë (hajt të ngre edhe një gotë me festuesit, derisa vendimi im bast nuk është bërë i plotfuqishëm e të merr vulën e prerë e, të pathyeshme të vendimit të përfundimtar!). Bëj be se nuk do të jam terpian e grykës. Nuk do të bluaj shumë, vakt e pa vakt. Nuk do të flas shumë fjalë boshe e llomotitje pa lidhje e fre. Nuk do të flas as për politikë. Kanë lenë fjalë porosie edhe të moçmit mendjendritur,  kur thënë: politika është kurvë. Kurvat e kanë sherrin e madh. Dajma në përpjesëtim të zhdrejtë me birën, të qarën e qejfit, që kanë mes kofshëve. Putanat ta hanë kryet. Të madh e të vogël, përnjëherë e njëkohësisht.

Kështu thonë pleqtë!

Në marrëveshjen midis meje dhe vetes sime, ka edhe shumë pika e nënpika. Për shembull, do të flas më pak e më rrallë. Do të shfrytëzoj të drejtën e heshtjes, të dëgjoj të tjerët, edhe atëherë kur ata, nuk janë gjithaq të mençur, inteligjentë, origjinalë dhe aspak interesant. Edhe atëherë kur kanë e s’kanë të drejtë. Do të lexoj më shumë libra të mirë e të zgjedhur. Të nxjerr nga ta, sa më shumë urti dhe filozofi jetësore. Të mësoj mësim nga ta. Do të rri më pak ne kafenë.  Nuk do të jem agresiv. Do të lahem shteç, (nëse jo për çdo ditë, në çdo të dytën ditë sakllamë). Do të zgjohem herët me sabah. Do të ndjek koncertin, tradicionalisht solemn të Filarmonisë vjeneze. (Atë fushëbetejë madhështore, përleshjeje instrumentesh muzikore!). Do të lëviz dhe do të eci shumë. Do të bëj gjimnastike...

Do të bëj të tilla mrekulli sa që as robët e sh’pisë të mos me njohin...

*

Nuk i vë kapak numërimit, as nuk shti, mësa ruspat në pe, gjithë ato baste e zotime, nga se, vargu i tyre, del shumë i gjatë  dhe nuk do ta zinte zap as pashi i pestë i një viti, aq më pak,  kur qëllon vit i brishtë...

Po nja njëqind e kusur marrëveshje e besëlidhje midis Unë dhe Meje, i lidh nyje,  në heshtjen memece!

Me të ikur të vitit te vjetër, edhe bastet (besëlidhjet) e mia të mjera, shkrihen e tretën filhall. Shkojnë në bisht sorre!

Ani, gajle e vogël, Viti tjetër (vijues) i Ri, veçse nuk troket në derë!     

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat