Tre ushtarë serbë shtinin mbi trupat e shtrirë

Kultura

Tre ushtarë serbë shtinin mbi trupat e shtrirë

Nga: Ilir Muharremi Më: 21 janar 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

"Një ushtar serb në dorën e djathtë e mbante  automatikun, derisa me të majtën i tërhiqte zvarrë civilët dhe i përplaste në tokë, pastaj ushtarët e tjerë i zbraznin karrikatorët mbi trupat e brishtë dhe të njomë. I ndërronin karikatorët e rinj. Ulërima e njerëzve krijonte një tingull përsëritës dhe më goditi si një rufe e pamëshirshme në vesh, e pastaj edhe në shpirt.

Ndieja se po fundosesha drejt kthetrave të një çmendurie tronditëse. Sakaq u afruam te një gërmadhë e cila ishte e kapluar nga zjarri. Teksa zvarritesha në tokë mbi kufomat e civilëve shqiptarë u afrova te një mur në të cilin shkruante: “Samo sloga srbina spasava”.

U shtriva në mesin e kufomave, parakaluan tre ushtarë serbë, teksa shtinin mbi trupat e shtrirë, për fat nuk me preku asnjë plumb. E ngrita pak kokën dhe shumë afër qëndronin katër ushtarë serbë, dukej se bisedonin diçka..."

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat