Praktikiumi Vreshtarisë udhërrëfyes për kryerjen e praktikave mësimore

Kultura

Praktikiumi Vreshtarisë udhërrëfyes për kryerjen e praktikave mësimore

Nga: Albert Z. Zholi Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:02
Kopertina

Praktikumi i vreshtarisë është tekst mësimor i përbashkët, i përgatitur nga bashkëpunimi i gjatë midis profesorëve të vreshtarisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Shqipëri dhe Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejes në Kosovë.

Praktikumi është përgatitur mbi bazën e tematikave të programit të praktikave mësimorë në lëndën e vreshtarisë, e cila zhvillohet me studentët e ciklit të parë (Bachelor), të Fakultetit të Bujqësisë.

Në kuadër të bashkëpunimit dhe rritjes së numërit të studentëve kosovarë që ndjekin studimet pasuniversitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe anasjelltas, për lëndën e vreshtarisë, që në vitin 2018 është arritur në hartimin dhe përdorimin e programeve dhe të teksteve mësimore të përbashkëta për studentët dhe specialistët e hapësirës shqiptare në rajon.

Praktikumi do të shërbejë si udhërrëfyes për kryerjen e praktikave mësimore specifike dhe për çdo hallkë të hartimit dhe të zbatimit praktik të projekteve të krijimit të vreshtave të reja.

Në këtë material do të gjëni udhëzimet e nevojshme praktike për praktikat që zhvillohen në laboratorë dhe për praktikat mësimore që zhvillohen në terren.

Udhëzimet do të ndihmojnë studentët për të identifikuar e njohur organët dhe sistemet e hardhisë, bashkë me rendësinë dhe funksionet biomorfologjike të tyre.

Në këtë praktikum janë dhënë edhe udhëzime të detajuara që shërbejnë për të identifikuar periudhat, ciklet dhe fenofazat e kultivarëve të hardhisë, si dhe ndryshimet që ekzistojnë midis kultivarëve dhe specieve të hardhisë së kultivuar.

Në ktë udhëzues praktik janë trajtuar në mënyrë të thjeshtëzuar dhe hap pas hapi edhe teknikat e shartimit dhe të prodhimit të fidanave të çërtifikuar të hardhisë.

Janë pasqyruar në mënyrë të detajuar edhe aspekte te teknologjisë së pergatitjes dhe mbjelljes së fidanit, të ndertimit të sistemeve mbështetëse dhe sistemit të ujitjes me pika, të plehërimit tokësor dhe gjethorë, të krasitjes dimërore dhe operacioneve të gjelbërta, etj.

Përdorimi i praktikumit e bën më të lehtë dhe më të qëndrueshëm të mësuarit praktik të studentëve të vendeve tona.

Autorët Prof Lush SUSAJ (UBT Tiranë)

Prof Gjoke Duhanaj (Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat