Vetëm vilajeti hesht...

Kultura

Vetëm vilajeti hesht...

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 28 janar 2022 Në ora: 21:30
Yllka Gashi

Tashmë botërisht dihet se filmi “ZGJOI” me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominimin nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit “Oscars 2022” në kategorinë e filmit ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

Ndërsa sot filloi votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për “Oscars 2022, ku përfshihet edhe flimi “ZGJOI”. Ndërkaq më 8 shkurt bëhet e ditur lista finale e nominimeve.

Nga ana tjetër, aktorja Yllka Gashi ka bërë dhe po bënë thirrje ditë-natë që të shpërndahet sa më shumë fotografia e filmit “ZGJOI” në rrjetet sociale.

Disa politikanë të Kosovës, aktorët, zërat publikë, përfshirë këtu edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar përkrahjen e saj përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, duke iu bashkuar thirrjes për të publikuar posterin e filmit “ZGJOI”. Mirëpo, në krejt këtë tablo mungon diçka.

Mungon vilajeti. Vilajeti heshtë në shpërndarjen e fotografisë së këtij filmi në rrjetet sociale. Një fjalë nuk e tha komuna. Nuk foli as vendlindja  prej nga vjen heroina e filmit nga e cila erdhi frymëzimi për filmin “ZGJOI”. Nuk foli dikasteri i kulturës. Nuk folën as politikanë të pozitës dhe opozitës. Nuk foli shoqëria civile. Nuk folën intelektualët. Nuk folën aktorët, regjisorët, shkrimtarët, profesorët e zërat tjerë publikë. Nuk folën as afaristët e kamur, nuk folën as nga arsimi, nuk foli askush, së paku deri sot (premte).

Pra, këta dhe të tjerë nuk morën mundin t’i përgjigjen thirrjes, ftesës, apelit dhe mesazhit të aktores Yllka Gashi që së paku të bëjnë shpërndarjen e fotove të filmit “ZGJOI” në rrjete sociale.

Heshtja e këtyre flet shumë.Pse kaq indinferentë? Turp i madh! Keq. Në një botë ideale në vendlindje apo në qendrën komunale do të shfaqej filmi “ZGJOI” i cili bëri histori në botë me shfaqjen e këtij filmi.

Filmi tregon historinë e Fahrije Hotit,një grua burri i së cilës është zhdukur që nga lufta në Kosovë 1998/99. Është Fahrija gruaja nga e cila erdhi frymëzimi për filmin “ZGJOI”. Një heroinë, me gra tjera krushjane nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat