Të pafajshëm edhe kur bëjnë faj?

Kultura

Të pafajshëm edhe kur bëjnë faj?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Kur mësohet kërkim falja? Kjo ndjenjë e fajësisë, ky virtyt i njeriut në shoqërinë tonë, kjo mendësi e përparuar në kohë. A shkon kjo në hap me moshën kur vërtetë fillon të dallohet e bardha prej të zezës? Te fëmijët përzihen këto ngjyra, por pa fajin e tyre! Të rriturit pse i ngatrrojnë qëllimshëm, këto ngjyra? Gjithçka që bëhet pa vetëdije është në kufijtë e tolerancës absolute (për fëmijët), por gabimet e qëllimshme të njeriut në moshë nuk arsyetohen lehtë! Mos vallë kemi të bëjmë me diçka të trashëguar nga prindërit tanë? Këtu nuk duhet të përgjithësohet e tanë shoqëria sepse kemi raste kur pa vetëdije të qastit rrëshqasim në gabime!

Kjo kategori në të shumtën e rasteve është në harmoni me ndjenjën e fajësisë, sepse ndodhë, që të reflektojnë me kërkim falje! Po fëmijët? Si mësohen me bë faje, kur ata janë sikur ato letrat e bardha që përdoren për të shkruar? Ne prindërit por edhe rrethi jemi ata që shkruajmë edhe çka nuk shkruhet në këto letra të bardha! Dikund aty kah mosha pesë vjeçare fëmiu dallon të drejtën dhe të gabuarën, çka është e drejtë dhe veçanërisht çka është e pa drejtë! E mbrapshta është se në të shumtën e rasteve, ne prindërit ( të rriturit) nuk ndalemi së shkruari, por edhe flasin e përflasin çka nuk flitet edhe në prezencën e kësaj moshe të fëmijëve!

Për të e kuptue këtë zhvillim, të ndalemi vetëm pak te kjo moshë, kur prindi shpeshë herë edhe nxihet ngushtë, për të u përgjegjë në ndo një pyetje të sikletshme, që fëmijët e bëjnë! Pesë vjeqarët dallojnë gjininë e vetë, prandaj edhe pyesin për dallimin në mes të vajzave dhe djemëve! Kjo bëhet nga kurreshtja sepse fëmiu fillon të hulumtoj trupin e vetë!

Si prind është me rëndësi të njihni kurreshtjen e fëmijës, kur ai/ajo fillon të njihet me trupin e tij, dhe të jetë i aftë për të vendosur dhe respektuar kufijtë! Në pyetje të tilla, jepni përgjigje të sinqerta dhe faktike! Shembull, fëmijët mund të kenë turp për seksuslitetin e tyre bazuar në mënyrën se si mjedisi reagon ndaj veprimeve të tyre. Nëse i përgjigjemi pyetjeve të fëmijës sinqerisht dhe drejtpërdrejt në vend që të mos përgjigjemi, të zemrohemi, të befasohemi, ose të distancohemi nga tema, ju i mësoni fëmijës se kurioziteti për trupin e vetë është krejtësisht normal! Nëse fëmijëve u jepni një fjalor që u lejon atyre të flasin për seksuslitetin dhe kufijtë, kjo mund të parandalojë keqëkuptimin! Pra kur fëmija bënë diçka të tillë dhe ne si prind qëndrojmë mënjanë duke përsëritur vazhdimisht se ai/ajo duhet të kërkojë falje!

Pyetja është se a e kupton fëmiu fajin në fjalë? Fëmija duhet të jetë mjaftë i rritur për të kuptua pse kërkon falje! Nuk mund të presësh që një fëmijë ta kuptojë këtë përpara moshës shkollore, për disa edhe më vonë e thotë Willy Tore Mwrch, psikolog norvegjez dhe profesor në Universitetin e Tromso”! Ne në familjet tona, në të shumtën e rasteve, kur flasim, bërtasim!!

Ky është fenomen i mbrapsht! Populli e thotë; çka ka shtëpia e tregon fëmia! Ne edhe harrojmë shpesh herë se fëmijët janë sy e vesh! Ata kanë nevojë për shpjegim, pse është e drejtë të kërkosh falje, në mënyrë që të mësojnë diçka për rregullat shoqërore dhe të stimulohen për të marrë këndvështrimin pozitiv nga prindërit apo rrethi! Të kërkuarit falje bëhet në kohë dhe vend të duhur! Jo me zë të lartë dhe piskama.

“Por, si të i bëjmë fëmijët të kërkojnë falje kur ata vërtetë gabojnë? A duhet të i detyrojmë të kërkojnë falje kur ai ose ajo ka bërë diçka të gabuar? Ndonjëherë mund të jetë e mençur ta lini atë të ketë pak kohë përpara se të thotë këtë fjalë magjike. Tepër e rëndësishme është që ne të rriturit të reflektojmë në këtë temë, t’u kërkojmë falje edhe fëmijëve, kur ne prindërit, ndonjëherë reagojmë paarsyeshëm. Kur kjo ndjenjë mbillet te fëmiu, atëherë ndodhë mrekullia. Kjo është jep e merr!

Pse ne prindërit shpeshherë humbasim qetësinë dhe reagojnë më tepër se sa që duhet, kur (shembull) uria n’a gërruen stomakun pas një pune të lodhshme ose pas një dite vërtetë të keqe në punë? Reagimin e vrullshëm, nuk arrinë të e kuptojë fëmia, këtë lidhje të shkurtë në trurin tonë! Ndodhë edhe kjo, sepse fëmijët nuk do ta kuptojnë se po plasni, se jeni të lodhur ose jeni ngatërrue në ndonjë debat me nënën e fëmijëve! Fëmijët do të mendojnë se nëna ka bërë diçka tepër të keqe, ose (babai në të shumtën e rasteve), sa që do ishte i arsyeshëm ulurimi por edhe ndonjë fjalë që vret, e thotë psikologia e familjes, Elisabeth Gerhardsen.

Gerhardsen beson se është e rëndësishme që të sigurohemi që fjala të mos bëhet si jastëk gjumi. Jeni vazhdimisht shumë të zemruar, apo reagimi i juaj tremb edhe zogjët, kjo i lëndon fëmijët, kjo lë gjurmë, edhe pse më pas marrim guximin për përgjegjësi dhe tregojmë se n’a vjen keq! Këshilla e psikologes është që të mendoni mirë se si jeni, të siguroheni që përditshmëria e juaj të mos jetë e tillë që të reagoni vazhdimisht në prezencë të fëmijëve. Nëse nuk jeni në gjendje të e zgjidhni vetë problemin, duhet të kërkoni ndihmë në qendra edukuese shëndetësore, kjo nuk është turp”! Shoqëria e jonë ( të rriturit) e ka për mungesë këtë fjalë magjike-kërkim faljen! Një pjesë e madhe nuk e kan fare në menyn e fjalëve që i përdorin kur flasin!

Mungesa e kësaj shprehje në shoqërinë tonë, n’a bënë, sikur jemi të pa gabueshëm. Kjo e pa vërtetë e madhe bjen në kundërshtim me realitetin e vetë jetës që shkon kah prosperiteti! Njeriu është i prirë të mësoj gjatë gjithë jetës, prandaj fëmijët e meritojnë të edukohen mbarë e mirë, pasiqë fati i tyre është në duart e të rriturve (prindërve) të ndërgjegjshëm, të cilët ndoshta edhe kan reflektue sa do pak gjëra të mira nga vetë prindërit e tyre! Kur një prind merr në thue në moshën e fëmijërisë, ( traumatizohet) atëherë është e mundëshme që të përcillen këto reflektime edhe te të pa fajshmit-fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat