Shqipet ndriçojnë qiellin e vetë!...

Kultura

Shqipet ndriçojnë qiellin e vetë!...

Nga: Sami Arifi Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:40
Sami Arifi

Langojë t’shkjaut e t’hajnisë,

ndezin flakën e tinëzisë!

Nuk kanë emër as identitet,

për t’mshehë krimet që i bëjnë vetë!

Ju bashkëpunëtorë t’armiqësisë,

largohuni politikës rrenacake t’Serbisë!

Se tash bota e kuptojë,

shqiptarët do t’i forcojë!

Ju kryeneç atje ku jeni,

mos bëni turr n’ballë t’kombit t’vini!

Nëse lejoheni ju t’parët për t’ardhur,

shqiptarinë keni për ta kallur!

Për t’pasut gjithmonë identitet,

shqiptari ta ketë emrin e vetë!

T’jetë transparent për shtet,

shqipet ndriçojnë qiellin e vetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat