“8 Cepat”, filozofia dhe historia në art

Kultura

“8 Cepat”, filozofia dhe historia në art

Ilir Muharremi Nga Ilir Muharremi Më 12 mars 2022 Në ora: 11:59
Ekspozita

Për ekspozitën personale të artistit Drilon Shoshi që do të hapet sot në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë. Artisti prezantohet me dhjetë punime në teknikën akrilik.

Artisti tejkalon veten, arkeolog i filozofisë, i mitit, përtej tij, hap dyert e një misteri simbolik, pra forcës që koorespondon me natyrën dhe qenien pra vetëdijën, përceptimin, zbërthimin antropologjik, mistik, vetëfuqizues, luan rolin e gardianit të sekreteve. Drilon Shoshi, është një artist i ri, artist mendimtar i cili mendimin e kthimit e jetëzon në simbole, veçanërisht te ylli simbolik, që e përdorte Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në vulën shtetërore përgjatë dhjetëvjetëshit të fundit të jetës së tij. Ylli me tetë cepa, misteri i fuqisë, qëndresës, syri i Davidid që bashkon forcën e natyrës qoftë aktive e qoftë pasive. Shpirti i Drilonit lundron drejt këtyre skutave historike, qëllimi i artistit është ta ringjallë historinë, duke mos gërmuar në të, por vetëm ta sintetizojë, ilustroj, qëndisë me forcën kompozcionale, të formës, ngjyrës, baraspeshës, simetrisë që ta ndezin trurin drejt një deliri dhe ekstaze dehëse Dionisiane. Mendimi i bashkohet kësaj vorbulle dhe nxiton drejt një të kuqe si simbol i gjakut të derdhur të shqiptarëve gjatë historisë, pastaj e zeza, zilia, të vuajturit, dhembje dhe dhembje dhe ai plotëson magmën shpirtërore nga kjo e zezë, katran, që tejkalon çdo instikt dhe forcë të brendshme, përtej vallëzimit të makthit, sekreteve, kodeve mitologjike që u krijuan nga njerëzit dhe besimi ngriti pushtetin përtej perëndisë dhe çdo kush një ditë është ndjerë i barazuar me perëndinë, të cilen e krijoj vet njeriu.

Janë kontraste mbi kanavacë, ravijëzime, që nxjerin një medaljon të stilizuar, dhe krejt ky frymëzim ndodh të jetë i çasti, por edhe i menduar thellë. Mendimi piqet, përgatitet, pastaj merr formë në kanavacë. Nuk janë vetëm forma të dukshme paralele, por ka edhe iluzione të gërshetuara brenda kanavacës, të renditura në baraspeshë dhe të dërgojnë drejt një siluete të idesë.

Porta duket e mbyllur, pas disa çastesh ajo hapet, lëviz sikur vepron brenda kohës tënde dhe koha jote shkrihet me kohën e artistit, pra një plan brenda një rastësie çudake. Koloriti është i pastër, i përzier mirë, ruan dendësinë, identitetin, shtrihet mbi sipërfaqe të kufizuar brenda formës duke krijuar teksturë e sipër disa relieve. E kuqja ndër këtë relive është e ndërsuazuar me vesrion të vuajtjes dhe kontrastit artistik pra me të zezën, këtu shkrihet ana emocionale dhe rregulli artistik pra mendor , ngacmimi estetik, simetrik për të vazhduar më tutje ballafaqimi.

Hëna, dielli, metafizika e vërteta vetëbesimi i piedestalit që nxjer një jetë apo një konflikt pas njërës lind tjetra, ose pa të dyjat rregulli jetësor nuk do kishte arsye, pra absurdi nuk do ishte po të mos ishte ky kontakt. Dielli, simbol i lashtësisë, i antikitetit, Prometheut, shkëndija e tij shpërndan rreze joshëse, jete, ngjizje shpirtërore, në kanavacë. Është ky diell simbol i energjisë, dritës, besimit, paganizmit, traditës, lumnajë mendimesh dhe ravijezimesh, historikisht i ruajtur si jetë dhe vdekje, pra e zeza neutrale dhe rrezet e e tij herë me të gjelbërtën e herë me të zezën që duken si rruaza të vogla brenda kontureve, shprehin qendrën dhe vëmendjen kompozicionale. Artisti krijon simetrinë brenda një asimetrie gjeometrike duke përdore trekëndësha, rrathë, katrorë dhe cilindër. Përbrenda punimeve puqen relieve me simbole pra gjithmonë duke e përsëritur fuqinë e diellit me tetë cepa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat