Lule Elezi përformon në Danimarkë për nder të viktimave në Ukrainë

Kultura

Lule Elezi përformon në Danimarkë për nder të viktimave në Ukrainë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:24
Lule Elezi

Pianistja Lule Elezi, ka përformuar në kryeqytetin danez në Copenhagen.

Elezi, përformancën e saj ja dedikoj viktimave të luftës në Ukrainë.

Kështu ka bërë të ditur vetë pianistja në rrjetin social Facebook

“Veprat që përformova, ua dedikova viktimave të luftës në Ukrainë dhe uroj që paqja sa më parë të mbretërojë atje”, ka shkruar ajo.

“Ndjehem e privilegjuar që përformova në kryeqytetin danez në Copenhagen, pasi mora ftesën nga Federata Mjekët Shqiptarë Europë , më saktë nga presidentja Dr. Aurora Dollenberg në  hapjen e Konferencës XI-të Evropiane të Mjekëve Shqiptarë.”

Tutje, ajo ka shtuar se Federata e Mjekësve Shqiptarë, po ngrit kudo imazhin e shqiptarëve.

Pianistja Lule ka përformuar në shumë skena vendore e ndërkombëtare, si në Suedi, Gjermani, Kinë, SHBA, Rusi, Japoni, Luksemburg, Francë, Bullgari, Itali, e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat