Femrat e “braktisura” nga meshkujt

Kultura

Femrat e “braktisura” nga meshkujt

Nga: Lekë Mrijaj Më: 24 mars 2022 Në ora: 16:51
Lekë Mrijaj

Shumë femra vuajnë nga ndjenja e braktisjes nga meshkujt. U duket sikur asnjë mashkull nuk shfaq interes për ato. Edhe kjo është e mundur.

Në raste të tilla, femra, mundet të ketë përfituar një përvojë të keqe me meshkujt. Eshtë takuar me ata që nuk duan lidhje, ose që duan lidhje vetëm për seks. Si ndodh kjo? Për një kohë të gjatë, femra mundet të ketë pasur vetëm fatin e keq. Ka rënë në dorën e meshkujve të gabuar.

Meshkujt që vuajnë nga ndjenja e frikës së lidhjeve me femra, që akoma nuk e kanë përballuar krizën pas ndarjes me gruan që kanë pasur, dhe të tjerë, të cilët, për arsye të ndryshme i shmangen lidhjeve me femrat, mendohen tipat e gabuar në lidhje.

Lidhja me ata nuk funksionon. Nuk përjashtohet mundësia që, edhe vetë femra është fajtore, kur meshkujt i largohen. Ndoshta u jep përshtypjen sikur është arrogante, mendjemadhe, e ftohtë. Ndoshta fiksohet shpejt tek mashkulli dhe i jep të kuptojë se po digjet për mashkull. Femra duhet të njohë disa “marifete” që i tërheqin meshkujt drejtë saj.

Cilat janë ato? Mendohet se meshkujt vrapojnë pas grave seksi dhe moderne. Eshtë mendim i gabuar. Një gjë e tillë është vërtetuar nga shumë studio dhe anketime. Shumica e meshkujve preferojnë femra fare normale, elegante, me gjatësi nga 1.60 deri në 1.70 m. dhe me këmbë në tokë. Preferojnë gruan natyrale dhe, jo gruan "silikon" dhe "botox".

Ato me “figurë model”, të mbingarkuara me modë, nuk shkojnë dhe aq në tregun mashkullor. Femrat elegante, të veshura normal, janë shumë më të preferuara.

Ajo që preferojnë më shumë meshkujt, nga bota e brëndshme e femrës janë:

- Femren e pavarur, në punën e vet, me gjendje emocionale stabile. Femra që i rrezaton këto cilësi, ua heq frikën meshkujve.

- Femrën me ndjenja, paqësore dhe zemërgjërë, e preferojnë meshkujt.

- Meshkujt preferojnë shumë femmrën me humor dhe të dashur. - Brishtësia, ndjeshmëria, finesa, figura, zgjuarësia, besnikëria, i tërheqin shumë meshkujt. Femra tip “hamall”, brutale dhe histerike nuk preferohet. Meshkujt preferojnë në krevat femrën e brishtë dhe jo një muskuloze, si veten.

- Meshkujt janë tip "shurdh-memec", nuk e preferojnë gruan tip "hetues" e cila e bombardon burrin me pyetje dhe ia trazon sferën private.

- Mëshkujt preferojnë femrën fleksibël, që përshtatet shpejt me kërkesat dhe nevojat e tij. Femra statike, e ngurtësuar dhe tradicionale, është monotone për meshkujt.

- Femra “duarartë”, në shtëpi dhe kuzhinë, është shumë e preferuar. Meshkujt janë tip divani, i duan të gjitha të gatshme. Megjithatë çdo tip femre, nuk ka përse të ketë frikë nga braktisja e mundshme nga meshkujt. Gjithmonë, çdo “tenxhere” e gjenë kapakun e vet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat