Rexhaj: Dashuria nuk është lojë, as nuk duhet të shihet si e tillë

Kultura

Rexhaj: Dashuria nuk është lojë, as nuk duhet të shihet si e tillë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 11:31
Albatros Rexhaj

Dashuria është një ndjenjë që çdo njeri e përjeton në mënyra të ndryshme, është një ndër ndjenjat më të forta emocionale.

Reciprociteti në dashuri është diçka e domosdoshme por edhe e nevojshme që lidhja mes partnerëve të funksionojë siç duhet.

Dashurisë i shkruan gjithmonë me përkushtimin më të madh edhe shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Familja ime”, ku thotë se dashuria nuk duhet të shihet asnjëherë si një lojë.

“Dashuria nuk është lojë, të gjithë ata që kanë tentuar me projektuar dashurinë si lojë kanë dështuar. Lojë bëjnë vetëm ata që nuk dashurojnë që gënjejnë të gjithë ata që luajnë thonë të dua pa menduar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat