Kadare dhe Qosja mos vdisni pa u bërë bashkë

Kultura

Kadare dhe Qosja mos vdisni pa u bërë bashkë

Nga: Skënder Karaçica Më: 2 prill 2022 Në ora: 19:17
Skënder Karaçica

Në historinë e botës letrare dhe shkencore shqiptare,figurat e njohura kombëtare Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja,para do kohe patën një polemikë të rreptë,që kishte të bëj me çështjen shqiptare në Ballkan.Kjo polemikë i pati ndarë udhët e tyre letrare,shkencore dhe akademike.

Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja  sot janë të ndarë në anët e udhëve të jetës!

Në historinë e letërsisë,të shkencës dhe të fushës së dijeve,e kemi të njohur po të njëjtin rrafsh të polemikave të rrepta në mes Faik Konicës dhe Fan Nolit,por ata  mbetën deri në fund të jetës miq të respektuar.

Për të parë nga afër relacionet Konica-Noli,vlen të përmendet fjalimi i Nolit para arkivolit të Faik Konicës,me një kulturë të lartë intelektuale dhe kombëtare,që për kohën është pritur mirë si shëmbull se lufta e mendimeve nuk duhet të krijojë armiqësi në mes figurave shqiptare.

Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja,  mos vdisni pa u bër përseri  bashkë!Kjo do të nis porosinë e madhe të motit për të shëruar sindromin  e trajtave  ballkanike të ndarjeve dhe të përqarjeve brenda shqiptare në atdhe!

Çikago,mars 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat