Strategjia 1000-vjeçare 

Kultura

Strategjia 1000-vjeçare 

Nga: Arben Kurteshi Më: 8 prill 2022 Në ora: 18:26
Arben Kurteshi

Strategjia e Gjingis Kan ishte, ti shkatërronte e pastaj ti pushtonte dhe ti plaçkiste territoret.️

Por, kur u dorëzua qyteti kinez Kaifeng, para se të fillojë ta shkatërrojë dhe plaçkitë atë; një njeri me emrin Jeluqai (Yelu Tch-Tsai), i cili e donte dhe e vlerësonte shumë kulturën dhe arkitekturën kineze (e që kishte për qëllim ta ruan qytetin Kaifeng,) për të arritë qëllimin e tij, erdhi tek Gjingis Kan dhe i tha; në këtë qytet Kaifeng ka shumë shtëpi të njerëzve ndër më të pasurit në Kinë, të propozojë që të mos e shkatërrojë dhe plaçkitë qytetin Kaifeng, sepse mund t'iu kërkonte tatim të lart këtyre banorëve, dhe së fundi, do të fitoni shumë më shumë flori, sesa nga shkatërrimi e plaçkitja e qytetit Kaifeng️).

Gjingiskan Kan u bind nga propozimi i Jeluqai (Yelu Tch-Tsai) jo që ta ruajë qytetin, dhe t'ia plotësojë dëshirën Jeluqai (Yelu Tch-Tsai), por që t'i arrijë qëllimet e veta të marr edhe më shumë flori për t'i financuar pushtimet. Gjinkis Kan pa se ka më shumë përparësi dhe fitimet nga tatimet, sesa nga plaçkitja e shkatërrimet.

Sot, me këtë strategji të vjetër gati 1000 vjeçare, shkatërruese dhe plaçkitëse, Rusia po tregon se sa mbrapa ka mbetur në mendësinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat