Kopshtin që e duam

Kultura

Kopshtin që e duam

Nga: Arben Kurteshi Më: 25 prill 2022 Në ora: 18:40
Arben Kurteshi

Nëse ne, në kopshtin e shtëpisë nuk i mbjellim lulet që ne i duam dhe kultivojmë ato, nëse ne nuk bëhemi komandant dhe kopshtar i kopshtit; atëherë do të mbien gjithçka tjetër në kopshtin tonë,  por jo edhe ato lulet që ne i duam

Derisa ne mendojmë dhe besojmë, se kushtet dhe rrethanat nga jasht ndikojnë dhe dirigjojnë arritjet tona, atëherë ato kushte  dhe rrethana; do të na shtynė si valët e detit, dhe do të dërgojnë pikërisht në atë drejtim që ato duan, dhe nuk do të ecim në atë drejtim dhe cakun, që ne e duam

I gjithë ndikimi, dirigjimi i rrethanave dhe kushteve nga jasht, ndërpritet në momentin kur ne fillojmë ti ndryshojmë ato 

Në momentin kur ne realizojmë dhe besojmë, se jemi mjeshtri, krijuesi dhe komandanti kryesorë i kushteve dhe rrethanave tona; në atë moment fillon dhe ndryshimi i kushteve dhe rrethananave

Në fakt, ne nuk mund ti ndryshojmë rrethanat direkt, dhe përnjëherë, por ne mund ti ndryshojmë dhe ti rikrijojmë e komandojmë në „kopshtin e fshehur“ në mendjen tonë, në trurin tonë, në brendësinë e kokës sonë, ku askush nuk mund ti sheh, se si duken ato; përveq nesh, mu aty ku fillon ndryshimi

Kushtet, rrethanat, janë disa nga  arsyet e përmendura, pse nuk përparojmë dhe zhvillohemi ekonomikisht 

A mund të ndryshohen rrethanat 

PO, thotë James Alain 

Filozofi brilant thotë, rrethanat dhe kushtet mund të ndyshohen në tokën e fshehur

Aromën e lirisë, që e shijojmë sot, lulet e para të lirisë; janë mbjellë ujitur, e janë rriturë në tokën e fshehur, mu në „kopshtin e ndritur“ në mendjen e ndriturë të herojve tanë

Edhe pse rrethanat dhe kushtet nuk lejonin të dryshojë gjendja reale, ata i mbollën, kultivuan dhe rritën trëndafilat e kuq, në tokën e feshehut, në kopshtin e tyre të ndritur.

Pse e arritëm lirin? Sepse qëllimet tona ishin në harmoni me veprimet dhe sakrificat tona 

Sepse herojtë, dhe i tërë populli, ishin të gatshëm të sakrifikojnë gjithëçka për arritjen e qëllimit

Pa marrë parasyshë rrethanave dhe kushteve, edhe fidanet e zhvillimit ekonomik, mund të mbillen në tokat e fshehura, në kopshtet e ndritura të udhërrëfyesve

Nëse, veprimet janë në harmoni me qëllimin, mund të arrihet zhvillimi dhe standardi ekonomik, që ne e duam

Farat janë mendimet, ndërsa toka e fshehur është truri ynë, ku mund të mbillen, kultivohen dhe rriten mendimet tona. 

Ku rrethanat indirekt mund të ndyshohen, përshtaten dhe me kohën të arrihen, rrethanat reale që dëshirohen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat