Sonte fillon edicioni i 33- të i festivalit “Hasi Jehon”

Kultura

Sonte fillon edicioni i 33- të i festivalit “Hasi Jehon”

Më: 5 maj 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Në Gjonaj të Hasit sonte fillon Festivali tradicional folklorik " Hasi jehon".

Drejtori i festivalit, Haziz Hodaj, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje sa më të suksesshme të edicionit të 33-të të këtij festivali. Ai ndjehet i lumtur që pas periudhës 2 vjeçare, si pasojë e pandemisë, " Hasi Jehon" po rikthehet në shtratin e tij në Kodrën e Pajtimit.

Sipas tij, interesimi i grupeve artistike për të marrë pjesë në festival ka qenë tejet i lartë, ndërsa njofton se nga ky edicion, është vendosur një rregulloree re dhe grupeve pjesëmarrëse iu është kërkuar që programin e tyre t'ia përshtatin kritereve të reja të ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore të festivalit, pasi Festivai është në proces të pranimit nga Ministria e Kulturës që të jetë si aset në mbrojtje të përhershme.

Në edicionin e radhës së festivalit " Hasi jehon", do të marrin pjesë 16 grupe artistike nga hapësirat mbarëshqiptare, ndërsa tradicionalisht festivali hapet nga nikoqiri SHKA " Malësori" nga Gjonaj.

Haziz Hodaj, Drejtor i Festivalit

049 263 550

Festivali Folklorik “ Hasi Jehon 2022 ”

Programi:Dita e parë ( 5 maj 2022 , ora 18.00 hapja e ekspozites se bukes)

SHKA “ Malësori “ – Gjonaj

SHKA “Çeta e Profetëve” – Krumë

Kengetaret: Hamit Kastrati dhe Klevi Gaxha

Emin Sallahu – Melodi me Okarinë

AKV “ Deçani ” - Deçan

Kengetarja: Blerina Dibra

AEK “ Katarina Josipi ” – Zym

Dita e dytë ( 6 maj 2022 ora 18 e 30 min )

SHKA “ Bajram Curri ” – Prishtinë

SHKA “ Kastriotët ” – Ferizaj

SHKA “ Rapsha” – Tuz

SHKA “ Zëri i Kosovës ” – Fushë Kosovë

SHKA “ Minatori i Ri ” – Kizhnicë

SHKA “ Kemajl Aziz i” – Viti

Dita e tretë ( 7 maj 2022 ora 18 e 30 min )

SHKA “ Bajram Curri “ – Krushë e Madhe

SHKA “ Bresana” - Bresanë

Rapsodi: Jeton Fetahu

Ansmabli “ Besa “ - Kavajë

SHKA “ Shqiponja “ - Shkup

AFA “ Rugova ” – Pejë

SHKA “ Malësori ” - Gjonaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat