Të shkruajmë për atdheun

Kultura

Të shkruajmë për atdheun

Atdhe Geci Nga Atdhe Geci Më 14 maj 2022 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Në kalanë poetike të shpirtit të kombit

fryn frymë e tallazeve për  në udhëtim

fryn frymë e tallazeve  për  në  kohëra

fryn frymë e tallazeve  për të ardhmen.

Trim, kështu jeta ndjek  rrjedhën e saj.

Heronjtë kudo gjenden brenda luftave

më tha gjakja e  muzës  së  arbërorëve,

poet, nuk ka natë t´fundit për dardanët 

e ëmbla dashuri  për  dheun  na mbanë.

Shkrimtarë shqiptarë të pellazgoilirisë   

ju që i dhatë gjuhë dhe  art  tokës  tuaj,

ju i dhatë art këngës  së  bukur  shqipe,

rendni të ngjiteni  majë syrit të maleve  

dhe majë fjalës së  shkruar  poetike, se 

ju jeni gjuha foljore  dhe gjuha librore, 

që i rrënjuat fjalët shqipe  në poezitë e

juaja. Poetë, s´ka dridhje  të  kohës  që 

mund ta tund  fjalën  e  juaj shkrimore,

as dridhje të fjalës  për  një epokë të re

tharm i shpirtit e i mendjes  së  Naimit

është art i  gëzuar  dhe  lexohet  bukur.

Gjuha  shqipe  ka  një  forcë  organike,

të fjalës së folur  dhe  të fjalës poetike,

të shprehjes  së dhimbjes dhe pasionit.

Në kalanë poetike të shpirtit të kombit

fjala dhe shkronjat  janë  libri i gjeniut

libri i dashurisë  dhe  i shumësisë sonë

libri i pëflakjeve  të  majave  të arbërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat