Gjak nga tradhëtia kurrë më mos t’kullojë...

Kultura

Gjak nga tradhëtia kurrë më mos t’kullojë...

Nga: Sami Arifi Më: 16 maj 2022 Në ora: 07:15
Sami Arifi

Eu n’Parlament ka hy një dreç i zi,

tanë shqiptarëve zemrat i’ju  ka nëzi...

GJND-ja n’Srebrenicë krimet serbe masakërikishte emruar,

me karton t’kuq Parlament shqiptar e ka kundërshtuar...

 

Vëllezërit n’Kosovë me gjenocid ishin terrorizuar,

soldateska serbe gra, pleq e fëmijë i patë masakruar...

Serbia bëri luftë mbi popuj për t’i futur nënhegjemoni,

çudi sot përkrahet nga ca parlamentarë t’ngrat n’Shqipëri...

 

Për inat që kanë n’Parlament n’mes veti,

jo kurrë s’guxon t’prishet shteti...

Për t’pas n’shtëpi rregull e siguri,

shteti duhet t’ketë zbatim n’ligjësi...

 

Esadistë e popoviqtë,

beogradistë e moskoviqtë...

Me shumicë n’Parlamentin e vëllait,

Iu kahy fryma e shkjavit...

 

Çohu nga varri Avni prapë,

t’shiturit po na shkelin n’gjak...

Po s’patë populli zgjim për atdhe,

shpejt nga varri zgjohet trimi Skënderbe...

       .     .    .

Futë zgjim n’zemër t’Arbërisë,

për t’i sjellë vetëdijsim shqiptarisë...

Për t’ndalë ca t’majtë e djathtë bashkëpunëtorë,

që i ofrojnë n’sofër shtijt përdorë...

 

Skënderbeu gjuraqve i’ju dinë tradhëtinë,

I’ju ndalë turrin sherrin dhe zinë...

Zgjohet trimi për Arbëriqë t’rrezatojë,

gjak nga tradhëtia kurrë më mos t’kullojë...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat