Valset e hirit, një simfoni e një jete në furtunë

Kultura

Valset e hirit, një simfoni e një jete në furtunë

Nga: Lulzim Logu Më: 16 maj 2022 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Krejt jetën e tij ai e përmbledh me një fjali të vetme, jetë në furtunë. Që nga lindja e tij në Smolicën e bukur, kur kujton që e mbante shtërnguar fort me gishtin e tij të vogël dorën e madhe dhe të fortë të babës .Nga kujtimi i syve të bukur të nanës, e cila e la të vogël në jetë dhe shkoi parakohe , tek ritmet e mundimshme të rritjes dhe shkollimit, në burgun e dhimbshëm deri në palcë të pushtuesit, me shpresën e lirisë, e cila ja ndriste errësirën e qelisë dhe më vonë në përpjekjet për ta ndërtuar lirinë dhe ëndrrën e vet të thyer, së bashku me familjen e tij në Kosovën që ngrihej si feniks mbi fatin e saj tragjik.

Një jetë që i ngjan valseve të hirit në apoteozën e tij të patjetërsueshme kah flaka dhe zjarri që ngroh jetët njerëzore , pushon disa çaste shuar në heshtje të mbrame, por jo të fundit, ndizet përsëri në hukamën e agut të njeriut që shpreson dhe beson pafund të nesërmen…

Tahir Bezhani me dashuri të mëkuar nga nëna, bijë e Tropojës, e ndarë nga trualli dhe të afërmit e vet për më shumë se gjysmëshekulli, hap pas hapi me poetët gjakovarë dhe tropojanë , më pas edhe me të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria, u shndërrua në kalorësin e paepur dhe të pandalshëm drejt ardhmërisë së përbashkët kulturore dhe jo vetëm.

Me shpërndarje dhe diskutime librash, me vizita të ndërsjella dhe projekte ambicioze, me evokime patriotike dhe atdhetare dhe mbi gjithçka me dinjitet njerëzor, që buronte natyrshëm në krejt qenien e tij, në karakterin e një malësori i cili fluturonte metaforikisht me krahët e entuziazmit të lirisë dhe të shpresës…

Tek i cili vizatohet në mënyrë përfekte harta dhe historia e kësaj treve, me dritëhijet e saj dramatike.

Image
Din Mehmeti dhe Tahir Bezhani.

I lidhur pazgjidhshmërisht me tokën dhe historinë, i burgosur në qelitë e tmerrshme të regjimit serb, me mall të zjarrtë të fshehur në vajet dhe vargjet e shpirtit të vet, në përpjekje të mundimshme të mbijetesës ekonomike dhe të afirmimit të vet kulturor dhe intelektual, nën ndikimin e ngrohtë dhe dominues të plejadës së pavdekshme të poetëve gjakovarë që kanë bërë emër të merituar në letërsinë shqiptare, ai arrin të sendërtojë të ardhmen e vet letrare.

Që përkon në shpërthimin e vet poetik, me ardhjen e lirisë së shumëpritur në zemrat e zhuritura prej mallit të ndarjes së kombit dhe familjes.Dhe me hapjen e shtigjeve për nga njeri tjetri në një dialog dhe komunikim të ri universal, për një marshim të ri me perspektiva evropiane, ku padyshim arti dhe kultura janë si krahët e zogut gjigant të shpresës.

Tahir Bezhani, gjatë jetës dhe punës, ka parë, por edhe ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i ndrydhjes dhe i vuajtjeve të njeriut të kësaj toke, dëshmitar i maltretimeve dhe i shtypjeve nga më të ndryshmet dhe më çnjerëzoret.

Për këtë, edhe krijimtaria e tij sikur i ngjan rrugëtimit të trenit nëpër binarët e dhembjes, të vuajtjeve historike, të cilat, jo rrallë i ka bartur përmes rrëfimeve poetike që gjithnjë djegin e përcëllojnë brenda qenies së tyre.

E krejt hapësira poetike e Bezhanit është një fushëbetejë e dashurisë njerëzore përballë territ dhe ofshamës së fatit të mbrapshtë historik, një soditje dhe adhurim i pafre’ i atdheut legjitim dhe të bashkuar, një log’ dëshirash dhe ëndrrash sublime rreth vetes dhe të tjerëve, ai mund të përshkruhet pafundësisht si një ikonë dhembshurie dhe shprese, të cilës mund ti falesh pa frikë, orë e çast si një shenjti…

Një orakull i të ardhmes, që ndërtohet edhe në çastin kur të vjen goditja e të venitet shpresa, edhe atëherë kur ndoshta për të fundit herë sheh diellin të puthë malin, kur vuajtjet e qelisë së armikut ta afrojnë vdekjen e sigurt, kur shëndeti i thyer qelive është gati të të shkëpusë nga përditshmëria e ëndërruar, kur humbet padashur dashurinë e ri gjetur, kur ri gjen armiqtë e fshehur pas kurrizit të lirisë, kur ja mësyjnë dhe të përmbysin Don Kishotët e pafund të historisë…

Tahir Bezhani tashmë është një poet i pjekur, një personalitet i padiskutueshëm i poezisë, vazhdues i denjë i Gjergjekut, Podrimjes dhe Mehmetit, pjesë e rëndësishme integrale e arealit poetik të Malësisë së Gjakovës, një qytetar nderi i Tropojës, por mbi gjithçka tjetër një qytetar i nderuar i krejt vendeve ku shkel, thotë fjalën e ngrohtë dhe modeste, interpreton poezinë e tij të thekshme dhe përplot mesazh, shqip një shqiptar i mirë që i jep pamje më të mirë çdo dite për ata që e njohin…

Ky libër i ri është libri i njëzetegjashtë, botuar në njëzetenjë vite, një ritëm admirues i pasionit të fshehur ndër vite, thagma që shpërthen ndrydhur plagëve të kohës, etja e shkrumit dhe mallit që ka vënë rreshkë në zemrën e tij, rrokja e hapësirës dhe trajtave të atdheut, vizatuar aq bukur me penelata të forta, brazdave të jetës.

Sa e trishtë, aq dhe e ndjeshme, një violinë poetike që bie pandalur mjedisit poetik të Gjakovës, emërvendit tonë të mrekullueshëm që kurrë nuk i sosen poetët në serenadën e tyre të pavdekshme poetike të shpresës dhe dashnisë.

Vite më parë kam shkruar:

” Poezia e Bezhanit e kërkon vërtet lexuesin cilësor, ngulfatësin, të dashuruarin, të dhembshurin dhe shpirtmadhin, tej formalizmit dhe skemave false. Një poezi solide, mbresëlënëse, e shtrirë në krejt rrafshin shpirtëror shqiptar, civilizuese dhe depërtuese, vargje të forta si segmentet e jetës së autorit, me nota të forta të realitetit, realiste dhe adekuate.

Njeriu që ndan jetën dhe poezinë me miqtë e merituar, njeriu i angazhuar në fatin historik të kombit të vet, në thjeshtësinë e qëllimit dhe të mjeteve të veta, që në fakt janë vargjet e kësaj kronike jetësore, Tahir Bezhani ja ka dalë të jetë krye ëndrrës së vet më të madhe, të udhëtojë me poezinë e tij të bukur krah bashkëkombësve të tij, në të gjitha viset e atdheut të tij të paçmuar!”

Dhe besoj që nuk jam ngutur dhe nuk kam gabuar në pohimet e mia, tej lidhjes time të gjatë shpirtërore dhe njerëzore me autorin. Libri i ri që po vjen tek lexuesi “Valset e hirit” ma përforcon këtë ndjenjë dhe më entuziasmon, duke lënë mënjanë modestinë dhe duke shijuar vetëm vargjet e tij, një dhuratë e bukur e autoritpër lexuesit e tij të shumtë, ndërsa sonte lë pas 75 vite jetë intensive, duke filluar 76 vjetorin me tortën e mrekullueshme të këndimit të tij poetik të pandalshëm.

Tropojë, 16 Maj 2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat