S’ishin t’qetë kurrë as n’shtëpi…

Kultura

S’ishin t’qetë kurrë as n’shtëpi…

Nga: Sami Arifi Më: 2 qershor 2022 Në ora: 09:47
Sami Arifi

Pas përfundimit Luftës së Dytë Botërore,

nga pushtimi u copëtuan tokat arbërore…

Për shqiptarë ishte bërë zi,

trojet dardane me shumicë mbetën n‘ish Jugosllavi…

Shteti amë mbeti n’sistemin e Rusisë,

me vështirësi nga fqinjtë i shpëtojë gllabërisë…

N’bllokun komunist t’sistemit rus,

nga pushtimi serbo-sllav, Arbëria u bë pus…

Heronjtë e rënë mbetën me zemër t’copëtuar

për popullin e tyre që mbeti prap i robëruar…

Për familjet e dëshmorëve n’veçanti;

pati terror dhe shumë barbari…

Nga e zeza Serbi.

Gjatë tërë jetës patën vuajtje dhe zi,

nga bashkëpunëtorë t’dirigjuar prej t’shkretës Serbi.

Fëmijët e dëshmorëve n’radhë t’parë;

t‘shtypur ishin nga shërbëtorë pushtetarë.

S‘ishin t‘qetë t‘punojnë as n’arë;

nga shteti robërues,

ishin t‘fyer dhe çdo herë poshtërues.

Lakmitarë qofshin edhe fqinj,

pasurinë e fëmijëve t’dëshmorëve e kishin përbij.

Nuk frigoheshin nga jetimat fëmijë,

veç nëse ju del n‘dihmë e tyre miqësi

Bashkëpunëtorët pushtetin e kishin n’shërbim,

vështirë ishte jetimave dikush t’ju sjellë shpëtim.

Fëmijët jetima të atdhetarëve,

ishin t’nëpërkëmbur prej pushtetarëve.

Ca jetimave i’u konfiskuan edhe tokën,

për t‘ju bërë edhe më zi votrën…

Falë Zotit n’liri sot jemi për t’lartësuar atdhetarët,

iu vejmë n’sheshe dëshmorëve lapidarët…

T’iu ndihmon familjeve tyre sot shteti,

që fëmijët e dëshmorëve;

t‘shpëtojnë nga skamja termeti

Baballarët tanë u rritën keq n‘robëri,

s‘ishin t‘qetë kurrë as n’shtëpi…

Sot n’liri t‘funksionojë ligji drejtësia,

madhështi t‘merrë shqiptaria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat