Vlera të veçanta lirike të poetit Nazmi Rudari

Kultura

Vlera të veçanta lirike të poetit Nazmi Rudari

Nga: Baki Ymeri Më: 3 qershor 2022 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Poezia është lëngu i jetës dhe mjalta e fjalëve. Poezia e Nazmi Rudarit është pjesë përbërëse e qenies së tij. Poeti krijon një dialog peramanent dhe të mrekullueshëm me vetëveten, me botën, me njerëzit. Me przencën e poezisë në shpirtin e tij, ai kurë nuk ndjehet i vetmuar! Në veprën e tij më të re ballafaqohemi me një numër të me subjekte kushtar dashurisë, por pa elemente pornografike në korpusin e vargjeve të tij: Unë të dua edhe kur fati ta kthejë shpinën/ E të ka hedhur në fushë të jetës tinëz/ Unë të dua, të dua dhe të dua se ndryshe nuk di/ Ti do të vdesësh në qenjën time Rosenmari/ Unë të dua është një fjali shumë e vjetër/ Unë të dua pse nuk kam çka të bëj tjetër. (Të dua)

Fjalët kanë fuqinë t’i japin jetë një universi të pafund. Ato mund të sjellin në jetë një regjistër të pafund të ideve dhe ndjenjave Poezia është testamenti i jetës, ndërsa bota kuptohet më së miri përmes shpirtit të poetit. Poezia është dimensioni më i pastër që e posedon qenja njerëzore. Vëllimi respektiv është një kontribut i veçantë që reflekton meditimet e një poeti të talentuar të mërgatës shqiptare. Nazmi Rudari tashmë e ka krijuar profilin e tij të veçantë letrar. Njeriu ka nevojë permanente për poezi, siç qielli ka nevojë për yje, siç pyjet kanë nevojë për pemë, siç bimët kanë nevojë për ujë, siç trupi ka nevojë për ushqim, siç mushkëritë kanë nevojë për ajër dhe siç syri ka nevojë për dritë.

Për një poet, nevoja për të thënë fjalë është si nevoja për të marrë frymë. Autori vjen para nesh me ndjenja dhe ide. Ai i përdor me kujdes fjalët që e ndihmojnë të shprehet, gjithmonë duke pasur diçka për të thënë. Poezia është një arti i pakufishëm. Fjalët e Nazmiut nuk kanë kufij. Ato shërojnë plagët e shpirtit dhe hapin sytë e të verbërve. Fjalët e vërteta e ledhatojnë dhimbjen dhe errësirën brenda nesh. Buka është fjalë, drita është fjalë, urrejtja dhe errësira janë fjalë. Fjalë që shërohen dhe fjalë që vrasin, fjalë që ndriçojnë dhe fjalë që errësohen. Nevoja për të folur është një nga nevojat më të nxehta dhe më të domosdoshme të njeriut, së bashku me nevojën për ushqim, për veshje, për dashuri, për vërtetësi dhe për drejtësi: Përditë vuajtje e dhimbje, pa dashuri/ Vetëm në varr do të gjej qetësi/ Moj e dashura Rosenmari! (Vetëm në varr)

Mendimet e Nazmi Rudarit janë flutura të metamorfizuara në mendime. Të gjitha këto shndërrime që mendimet e poetit kalojnë përshkruajnë një profil lirik origjinal. Nga fryti i ëndrrave tuaja, ne ndiejmë tingujt e psherëtimave tona. Dëgjuar vetëm nga ne, përjetësisht-absolutisht. Poezia e autorit është e ngarkuar me një imazh specifik, i cili shpreh jo vetëm meditime, por edhe subjekte befasuese. Zbulimet filozofike janë gjithmonë të veshura me marrëdhëniet e thjeshta të jetës së përditshme. Kaligraf i gjendjeve shpirtërore, Nazmi Rudari ka guximin të flasë të vërteta, të rikrijojë jetën nga fragmentet e ëndrrave dhe mistereve. Ai është arkitekti i që riorganizon poetikisht botën, sipas shpirtit të tij, kaq i thellë dhe misterioz.

Autori rigjen një rrugë për të dhënë një përkufizim të shkretëtirës që përgjon nëse nuk gjejmë forcën për të njohur përjetësinë e poezisë. Nazmiu është poet i ashpërsisë rebele të gjendjeve të ndërgjegjes, të dinamikës së rrëfimit, duke tërhequr vëmendjen e lexuesit, të cilin ai e fton në meditim dhe në rikrijim të shpirtit. Dendësia e ideve, fuqia e kontabilitetit verbal që zbulon një jetë të përditshme të butë ose të trazuar mund të jetë e parëndësishme në thelbin e saj, provojnë një poezi të thellë, të ujitur nga kaq shumë beteja shpirtërore, një shenjë e hijeshisë së gjendjeve lirike autentike. Pronari i këtyre vargjeve nuk është një poet i shqetësuar, por një vetëdije e frymëzuar. Bukuria hyjnore në poezi zgjon shqisat e fjetura. Vargu nazminian na i mbush shpirtrat me ndjenja të bukura: Kur shhpirti im thurrte ndjenja zemra dashuri/ Nuk e dija së po kërkoja një kurorë fjalësh/ Gurë për poezi e lule për dashuri/ I mblidhja fjalët me kujdes e i sillja në poezi. (Pagëzimi)

Poeti nuk përpiqet ta tërheqë lexuesin në grackën e një mesazhi të përdredhur filozofik, në të cilin duhet të zbulojë se si dhe sa e ndërlikuar është të zbulosh se një plus një është i barabartë me dy, në të cilin kuptim mund të flasim për një gërshetim të butë sentimentesh të lirikës së re: Kurrë mos më përshëndet/ O zgjohu e largohu nga ajo tirani/ Që të vret në zemër/ Eja e duaj ashtu si di/ Vdis në dashurinë time e/ Në vargun tim bëhu emër. (Kurr ecja). Në këtë rend ideshë, në poemat nazminiane gjejmë klithma të vërteta-sinjale alarmi, si në poezi të mrekullueshme dhe atdhetare. Nëse vazhdojmë të flasim: në përgjithësi, poezitë e Nazmi Rudarit bien në tre kategori kryesore: atdhetare, shoqërore dhe erotike pa elemente pornografike.

Botimi i një vëllimi të ri me vargje të reja apo të vjetra, përfaqëson një festë të shpirtit për lexuesit e poezisë. Lekturimi i një vëllimi të këtillë shndërrohet në një përjetim të thellë estetik që manifeston sentimentin e lindur në mënyrë të natyrshme, një ndjenjë e bekuar që bashkon trokitjet e dy zemrave të gërshetuara me fërgëllimën e zjarrit romantik, autori dhe lektori duke realizuar një binom komplementar, i pari duke ofruar, ndërsa i dyti duke receptuar intenzitetin e ndjenjave, thellësinë e përjetimeve, kuptimin e temave dhe sfondin ideatik që fshihen në zemrën e çdo poezie. Lirika e Nazmi Rudarit është një lirikë reale që buron nga zemra. Në vargjet e tij reflektohet bota realiste e përshkrimit poetik. Në këtë vargje shkëlqen drita e dashurisë, magjia e saj dhe bota e e kuptimit realist. Ky është misioni i krijimtarisë letrare në rradhë të parë, dhe të botës së bekuar të arteve në përgjithësi.

Nazmi Rudari është ndërgjegja estetike që aspiron drejt objektivitetit. Ai është një poet i lindur që nuk e kopjon realitetin, sepse realiteti për të është jo vetëm një pretekst për të krijuar një botë të re, por edhe për krijimin e ligjeve të reja të ndjeshmërisë dhe harmonisë. Krijimi është një magji që të shpie në tryezën e shkrimit, që të nxit t’i ripërjetosh ngjarjet me një intenzitet të ri subjektiv, të cilat të duken më reale se sa vetë realiteti objektiv. Vepra e shkrimtari tonë që vjen nga bota gjermane e mërgatës shqiptare, përbën realitetin e një jete personale, me vargjet e një misterioziteti që gërshetohet me magjinë e bekuar të dashurisë dhe atdhedashurisë. (Bukuresht, Pranverë 2022)

BIOGRAFIA

Nazmi Rudari është shkrimtar, dramaturg dhe kritik shqiptar. Studimet e letërsisë shqiptare i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Nga vitet e shtatëdhjeta shkruan poezi, prozë, dramë dhe kritikë, që i botoi në shtypin dhe periodikun tonë. Punoi si mesimdhënës në gjimnazin e Podujeves. Në vitet e tetëdhjeta në provat gjenerale që kishte Trupa Teatrore e Podujevës iu largua nga skena „Letra vinte nga Ballkani“. Në Konkursin e Radio Prishtinës iu ble radiodrama “Kënga e Maleve“ dhe nuk u realizua asnjëherë. Radiodrama si edhe veprat tjera bënin thirrje për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe integritetit kombëtar. Ndjekja e njëmendët u forcua dhe e rrezikoi edhe fizikisht pas botimit të librit të poezive „Helm e gjak“, libër ky që u konfiskua. Pas ndjekjeve të shumta dhe pasi u muar disa herë në polici, i akuzuar si krijues, si mësimëdhënës dhe si aktivist në luftën për pavarsi, si propagues kundër pushtetit serb, u detyrua të largohet nga atdheu. Ndjeken dhe maltretimet që iu bënë autorit e denuan publikisht Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës , Kryetari i Kosovës dhe institucione e organizata tjera të Kosovës. Sot jeton, punon dhe krijon në Mainz të Gjermanisë.

Krijimtaria

Kritikë

"Në librat e Nazmi Rudarit ngritet në art realiteti i dhunës, frikës , i terrorit mu si ngritet ne art e lartësohet edhe gatishmëria e madhe e një kolektive jo vetëm për t`u martirizuar, por edhe për t`u flijuar e sakrifikuar, madje edhe në përmasa dramatike. Fiton kësisoj rezistenca paqësore, gandiste njëlloj epizmi, njëlloj heroizmi të botës antike iliroshqiptare. Ky është një kualitet i ri, të cilin e ka hetuar edhe e ka formësuar poetikisht Nazmi Rudari. E kjo i rrit edhe më peshën dhe rëndësinë e librave poetik e letrarë…" (Abdullah Konushevci)

Veprat letrare

„Ag e muzg", Poezi, Rilindja, Prishtinë 1990

"Helm e gjak", Poezi, Rilindja , Prishtinë 1992

"Këngët e ditës", Poezi, Rilindja, Prishtinë 1996

"Kujtimet nuk vriten", Poezi, Faik Konica, Prishtinë1 999

"Letra vinte nga Ballkani", Dramë, Jeta e re, Prishtinë

"Letra e bardhë", Dramë, Jeta e re, Prishtinë

"Kanga e maleve”, Radio-dramë, Radio Prishtina

"Drita e Diturisë”, Zahir Pajaziti, Besianë 2013

"Drita e Diturisë", Weyel Verlag, 2014 Gießen

"Ah, kjo jetë", Faik Konica, Prishtinë 2015

“Portrete Reale”, Prozë 2016

”Magjia e fjalëve”, Bashkautor, Bukuresht 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat