Kush hapë rrugë sot për armiq?!

Kultura

Kush hapë rrugë sot për armiq?!

Nga: Sami Arifi Më: 6 qershor 2022 Në ora: 11:22
Sami Arifi

Kur n’Tokë u ngulitëm ne,

s’kishte gjuhë tjetër mbi dhe...

Me urrejtje ca s’duan për t’kuptuar,

s’duan t’drejtën historinë për t’ju shpjeguar...

 

Dëshmojnë emrat nga kohë e vjetër,

s’mund tash kush për t’i hequr...

Si emri Deti Baltik,

s’mund Bota fakteve për t’ju ik...

U emëruar ashtu Deti me baltë,

nga shqipja jonë e lashtë...

 

Kur mbriten edhe më në Detinë tonë,

Pellazgo-ilirët e emruan Deti Jon...

Gjuhë tjetër s’ka këtë emër që e sqaron,

këtë emër tani veç shqipja e kupton...

 

E keqja sot ka mbet ndër ne,

udhëheqin ata që s’dinë me shitë as me ble...

Sot shqiptarët janë n’katër përfaqësi ,

Tri bashkëpunojnë me Serbi...

Ballkani i hapur n’këto kushte n’tërësi,

çelë sot rrugë veç për Rusi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat