Stema e rrallë e Skënderbeut - tri kështjellat dhe këmbët e shqiponjës

Kultura

Stema e rrallë e Skënderbeut - tri kështjellat dhe këmbët e shqiponjës

Nga: Gjon Keka Më: 10 qershor 2022 Në ora: 22:51
Skënderbeu

Në një vepër mbi heraldikat e princëve apo fisnikëve të Europës(M.w.P.G,1860), gjendet edhe një nga stemat e rralla të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Jo rastësisht është vendosur edhe kjo stemë si pjesë e fisnikëve të Europës, aq më tepër kur dihet se Gjergj Kastrioti ynë i Madh ishte jo vetëm fisniku i madh e bujar i Arbërisë por edhe mbrojtësi i vlerave dhe qytetërimit europian.

Sikur shihet stema ka tri kështjella rrethuar më katër këmbët e shqiponjës.

Simbolika e kësaj steme në fakt mund të jetë kjo: tri kështjella – nënkupojnë tri rrethimet e Krujës ,ndërsa katër këmbët e shqiponjës janë arbërorët të cilët që nga lashtësia pellazgo -ilire janë quajtur bijë të shqiponjës (madje atë e kë vërtetuar edhe mbreti Pirro, ku arbërorët e quajtën atë shqiponja e Epirit apo Arbërisë ).

Në këtë rastë katër këmbët e shqiponjës mund të nënkuptojnë mbrojtësit e saj ,nga brenda Konti Urana ose i njohur edhe si Vrana Konti ,ndërsa nga jashtë mbrojtësi i Arbërisë dhe trojeve tjera i lavdishmi Gjergj Kastrioti.[Gjon KEKA]

Image
Stema e Skënderbeut

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat