"Xixa" qershori

Kultura

"Xixa" qershori

Nga: Përparim Hysi Më: 25 qershor 2022 Në ora: 07:27
Përparim Hysi

1. Hodha sytë...

Hodha sytë dhe pashë një margaritar
Margaritar nga ata që gjenden në PARAJSË!
Thashë se mos po shihja një përrallë
Por,sa e preka me dorë, bëmë massë!

Sytë m'u ngopën plot me kënaqësi
Kënaqësi që kam ndjerë kur dashurova sefte
Ja, e tillë qe,moj bukuri,
Se dhe tash që po shkruaj,ende nuk jam në vete.

Ka dalë mendja nga burgjia
Dhe si dele e trullosur ka marrë arratinë
U çmenda nga bukuria
Dashuria më tepër mundon pleqërinë.

 

2.Një vajzë e re

Një vajzë e re,e veshur sipas stinës
Me dekolte të hapur e dy rripëza mbi kurriz
Ma luajti mendjen prej kaptinës
Mbeta me sytëhapur,por"qërruar" prej magjisë".
 

E pashë që u skuq,sikur kishte bërë faj
Kur sytë u kryqëzuan fare satësisht
Më tutje ofshama nga unë dhe,pastaj...
Një ngashërim,pleqërisht.

3.Njeriu është pak ziliqar

Njeriu,nga natyra,është pak ziliqar
Dhe kot nuk kam arritur në këtë përfundim.
JA:sa shoh çifte që puthen të shpenguar
Brenda vetes sikur ndjej trishtim.

Sa i shoh që puthen padjallëzisht
Tak dhe diçka ndiej përbrenda
Më kujtohet koha ime e djalërisë
Dhe në shpirt më rritet brenga,

E dini pse ndodh kështu me mua?
Se jam drejt perëndimit
Nuk e kthej dot atë kohë që dua
Dhe pushtohem prej trishtimit.

4. Ajo pamje

Ajo pamje e freskët në fytyrën tuaj
Më deh fare pa pirë!
Ta dish,moj mike,sa po vuaj
Jetoj si në delir !

Marrëzia e dashurisë ngjall tek unë poetin
Dhe këto vargje të kushtohen ty
Sytë i kam nga ty dhe s'e mbaj dot"mllefin"
Sa gati të më bjerë vilani.

Dashuria në pleqëri është si fruthi
Fruthi dihet që pleqtë i mundon më shumë
Pleqtë bëhen si axhami kur vjen fundi
Dhe nuk bëj përjashtim unë.

5. Të kërkosh rrezikun..

"Të kërkosh rrezikun,qenka njësoj
Sikur të mëkatosh kundër PERËNDISË!" *
Këtë thënie shpesh e kujtoj
Tani, në moshë të pleqërisë.

SE,tek gjykoj veprimet e mia,
Sa herë kokën e kam vënë në rrezik
Në rrezik,sa herë nga dashuria,
Në rrezik edhe kur kam mbrojtur një mik.

Mirëpo ZOTI duhet të bëj të mira
Dhe ndëshkohet kushdo që bën si ZOTI!
Ndaj,tërë jetës,kam hequr takllaira
Ç'më ndodh? Është"ndëshkim nga ZOTI"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat