​Përkujtohet përkthyesi Vedat Kokona

Kultura

​Përkujtohet përkthyesi Vedat Kokona

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 10:09
Vedat Kokona

Më 8 gusht 1913 lindi përkthyesi, leksikografi, shkrimtari, poeti pedagogu e avokati Vedat Kokona.

Profesor Kokona lindi në Izmir të Turqisë nga një familje Gjirokastrite. Familja u rikthye sërish në atdhe dhe i riu Kokona u shkollua në vend deri në përfundimin e Liceut të Korçës. I shtyrë edhe nga profesioni i të atit, si avokat, ndoqi studimet e larta në Francë në fushën e drejtësisë.

Vitet e pushtimit do ta rikthejnë Vedat Kokonën në atdhe ku edhe rifilloi punë në arsim aty nga ku ishte shkëputur, nga bankat e Liceut në Korçë duke dhënë mësim gjuhën frënge. Krahas pedagogjisë e cila po krijonte trysninë e saj për shkak të politikave arsimore fashiste ai i rikthehet pasionit të vjetër letërsisë duke u renditur në zërat më të dashur për rininë e kohës së bashku me plejadën e ndritur si Kuteli, Spasse, Hakiu pjesë e redaksisë së revistës letrare.

Krahas letërsisë ai vazhdonte tashmë te punonte si avokat nga ku e stopon këtë profesion pas lufte. Rifilloi profesionin e mësuesit dhe përkthyesit pranë Shtëpisë Botuese Shtetërore “Naim Frashëri”. Me hapjen e Universitetit të Tiranës vite më pas iu besua edhe puna e profesorit në këtë universitet si lektor i gjuhës frënge. Ai është autor i disa fjalorëve në gjuhën frënge. Pas viteve ’90 ai u nderua me një sërë çmimesh për punën e pa lodhur në fushën e artit dhe të letërsisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat