Pse duhet t’ia cenojmë lirinë një vajze?

Kultura

Pse duhet t’ia cenojmë lirinë një vajze?

Nga: Çun Lajçi Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:28
Çun Lajçi

Lindem qysh lindëm.

Odave, çarraniqeve, dyshekllëqeve, divanhaneve, qilereve, livadheve, arave...!T'bukur e t'shnosh!

Kërthizat na i prenë vet, ato shami bardhat që na lindën tue mbledhë edhe sanë livadheve, tue korrë edhe misër arave.

Me gërshanë na i prenë, kërthizat! Me ato të mëdhajat që i qethnim delet!

Na dhanë tamel gjini me pi e na vunë nën hijet e pemëve me fjetë!

Nanat, pa of-ofe, vazhduen me korrë, me mbledhë sanë e me punua plungën për kërthinin e vet!

Djepat i maruen baballarët, si mua mixha Istref, i cili gjithë jetën, prej majës së briskut, e fitoi bukën, tue shitë furka, rrfoja, okllagia e djepa n'shehër!

Ishte ç'na ishte!

Kohë e randë për nanat me pshtjellak, xhubleta e këmisha pelhure!

A ishin të mbulueme?

Po!

Me lidhca e mahrama n'rrafsh. Me shamiat e bardha n'ndër male. Katolike e muslimane! Ishin t'lulueme me petkun arbnor!

Të mbulueme?

Po dhe jo!

Pse tani, mbas nji shekulli, kërkojmë ti harrojmë shamiat e lidhcat me mahrama e t'mbulohemi me diçka që s'ishte e jona!

Pse me Burka?!?

Mos lidhëcat e mahramat i vunë n'krye arabet?!?

Prej kujt turpnohen motrat tona të zbulueme?

Prej vëllezërve? Baballarëve apo bashkëshortëve?

Pse duhet t'ia cenojmë lirinë nji vajze dhe pse s'u dashka nji djali me ia vu detyrimisht nji plis n'kokë!?

Liria s'asht gjarpën me ia pa dhambin e helmit. Asht emën që s'duhet keqpërdor! Duhet me jetua lirinë, jo me dhunua, se binë stërkopili nesër, e prishet rraja!

Keni kujdesë!

E drejta ime ishte me shkrua! E drejta juej asht me folë! Jo me sha. Jo me ofendua!

Edhe e drejta e femnave asht me vu shaminë, por jo t'huejen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat