Ishulli i Diellit - Delos – Etimologji

Kultura

Ishulli i Diellit - Delos – Etimologji

Nga: Aleksander Hasanas Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:23
Ishulli i Diellit - Delos në Greqinë e sotme. Në vitin 1990, UNESCO e përfshiu Delosin në Listën e Trashëgimisë Botërore

Ishulli i Delos (/ˈdiːlɒs/; greqisht: Δήλος [ˈðilos]; Attic: Δῆλος, dorik: #Δᾶλος), pranë Mykonos, pranë qendrës së arkipelagut të Cikladave, është një nga vendet më të rëndësishme mitologjike, historike dhe arkeologjike në Greqi.

Etimologji: Ishulli i Delos (greqisht: Δήλος, Dilos, që do të thotë "i qartë" ose "i dalë në dritë").

Duke u bazuar edhe tek etimologjia e studiuesve europianë, të cilët kanë përcaktuar se #DELos' do të thotë i qartë ose #Del sipër në Dritë' atëherë kjo fjalë i përket shqipes së lashte me kuptimin e Dritës, Diellit Zeus, birit të tij Apolonit, i cili del sipër nesh apo pas kësaj kodre në këtë ishull i banuar qysh në lashtësi, i quajtur me të njëjtin emërtim - DELOS.

Nga protoshqipja kemi: *Delwa= DIELL (Delba; Delwa; Delfa; Delfi) ashtu si nga proto-indo-evropiania *ǵʰelh₃- (“shkëlqim, i verdhë”), një zëvendësues tabu i origjinalit *sóh₂wl̥, bazuar në një objektiv ngjyre. Cf Skt #hári, Lat #helvus, etj.

Jo rastësisht tek gjuha shqipe kemi fjalët e saj:

DALË as.

1. shih DALJE 1,2. Të dalët e diellit. Në të dalë të qytetit.

2. Koha kur një periudhë e caktuar është në mbarim e sipër, fundi i një viti, i një stine, i një muaji etj. Në të dalë të dimrit. Në të dalë të marsit. Me (në) të dalë... kur po dilte, duke dalë. Është me (në) të dalë është gati duke dalë, po bëhet gati për të dalë.

DELEDUK m.

Sa për deleduk: sa për t'u dukur, sa për ta parë të tjerët; sa për sy e faqe.

DELL m.

1. anal. Bashkim indesh fijore të forta, në trajtë tejze të zgjatur, që lidh muskujt me eshtrat në kyçet ose në vendin ku nguliten, gilcë; tejzë e #bardhë, e fortë dhe e epshme, që lidh eshtra ose organe të veçanta të trupit të frymorëve. Delli i qafës (i krahut). Delli i këmbës. Etj.

DALË f.

1. Pjesë e ngritur dhe që dallohet mirë në sipërfaqen e diçkaje, vend i ngritur; diçka që ka dalë anash a jashtë një vije, një muri etj. E dala e shkëmbit. E dala e murit.

E dala e ballit.

DELE f.

1. Kafshë shtëpiake përtypëse e imët, me lesh të butë, që ushqehet zakonisht me bar dhe që mbahet për qumështin, leshin, mishin e lëkurën; femra e dashit. Dele bejkë. Dele rude. Dele sorrë (miskë) dele e bardhë me pulla të zeza në turi. Dele galë (korbe, zekë, llajë). Dele e bardhë (e zezë). Dele balë (bardhoke, kaçe)

2. bised. Bashkë leshi. Një dele lesh.

* U bë dele iu zbardhën fare flokët, u thinj krejt.

Hetimi i ndërtesave të lashta prej guri të gjetura në ishull tregojnë se ai ka qenë i banuar që nga mijëvjeçari i 3-të para Krishtit. Tukididi i identifikon banorët origjinalë si Karianë piratikë të cilët u dëbuan përfundimisht nga mbreti Minos i Kretës.

Pas Luftërave persiane, ishulli i Delios u bë terreni natyror i takimit për Lidhjen Deliane, e themeluar në vitin 478 para Krishtit, ku kongreset mbaheshin në tempull (një lagje e veçantë ishte e rezervuar për të huajt dhe faltoret e hyjnive të huaja). Thesari i përbashkët i Lidhjes u mbajt këtu gjithashtu deri në vitin 454 para Krishtit, kur Perikliu e çoi atë në Athinë.

Mali Kynthos është i kurorëzuar me një vend të shenjtë të Zeusit/Diell.

Në vitin 1990, UNESCO e përfshiu Delosin në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke e cituar atë si sitin arkeologjik "jashtëzakonisht të gjerë dhe të pasur", i cili "përcjell imazhin e një porti të madh kozmopolit mesdhetar".

Image
Hetimi i ndërtesave të lashta prej guri të gjetura në ishull tregojnë se ai ka qenë i banuar që nga mijëvjeçari i 3-të para Krishtit. Tukididi i identifikon banorët origjinalë si Karianë piratikë të cilët u dëbuan përfundimisht nga mbreti Minos i Kretës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat