Doli nga shtypi libri “Në mbrojtje të Dardanisë”

Kultura

Doli nga shtypi libri “Në mbrojtje të Dardanisë”

Nga: Agim Desku Më: 5 tetor 2022 Në ora: 09:44
Kopertina e librit

Në librin e një protagonist të zhvillimeve në Dardani autori i librit të dytë Opinione “Në mbrojtje të Dardanisë është një prej veprimtarëve protogonist të lëvizjes kombëtare shqiptare në perëndim gjatë 3-4 dekadave të fudit, qëllimi përfundimtar i së cilës ishte çlirimi i Kosovës. Duhet ditur së “Kosovë” në gjuhën politike të autorit dhe të bashkëveprimtarëve të tij, ka nënkuptuar tërsinë gjeografike të Dardanisë- “Kosovo desinge” sipas termit të zgjedhur nga zëdhenësi i Departamentit të Shtetit -domethënë, Kosovën administrative të përiudhës së Jugosllavisë së dytë, por gjithë viset shqiptare në ish Jugosllavi

Hafiz Shala- ka ushtruar një veprimtari të dendur atëdhetare në perëndim e veçmas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëherit ishte dhe mbetet “zë kumbues” nga diaspora jonë shqiptare .Tanimë dihet mirëfilli se roli i diasporës sonë kudo në botë, e veçanërisht në SHBA, për Pavarësinë e Kosovës ishtë i jashtëzakonshëm. Ajo bëri gjithçka për ndërkombëtarizimin e çështjes sonë, duke lobuar në qendrat e vendosjes në Europë, e sidomos në SHBA, në vendin më të fuqishëm të botës; duke mbledhur fonde dhe deri te kyçja vullnetare në radhet e UÇK-së për ta çliruar Kosovën nga okupatori serbosllav.

Historikisht pjesëmarrja e shqiptarëve të Amerikës në momentet kyçe të kombit tonë ka qenë shumëplanëshe dhe e paçmueshme. Kjo veprimtari, për një kohë të gjatë, për shumë rrethana është mbajtur larg vëmendjes se opinionit. Disiplina e rreptë duke e përfshirë edhe kultinë e sekretit që ishte e domosdoshme për kohën në të cilën veprohej.

Një gjë të tillë e vazhdoi edhe atdhetari e intelektuali Hafiz Shala, ky veprimtar i shquar i çështjes sonë kombëtare, i cili pati fatin të jetë pjesë e komunitetit shqiptar, ngase shtigjet e jetës në vijen politike e pse jo edhe ate ekonomike, ishin dallgëzuese e me përballje të vështira. Bazuar në këtë bënë që shumë atdhetar, në mesin e të cilve edhe Hafizi që ishte i devotshëm, sikurse edhe shumë të tjerë, para dhe pas tij, të mërgoj në SHBA.

Ky libër, pavarësisht prej qëllimeve që mund të ketë projektuar vet me vete autori, vjen tek lexuesi për të marr një opinion për të zbuluar e për të ditur sa mendime e opinione personale nga veprimtaria e një atdhetari e publicisti me përvojë dhe me një bagazh të pasur në koordinim me bashkatdhetar e intelektual shqiptar që jetonin atje e senator e kongresmen amerikan.

Duke e pasur parasysh që edhe sot e gjithë ditën për të pohuar disa mendime, e të vërteta tashmë të pademshme e për të nderuar ata që mbetën shtigjeve të luftës me 1999.

,Hafiz Shala me publicistikën e tij,të përmbledhur në librin ―Opinione I, e tashi në Librin e dytë OPINIONE II ”NË MBROJTJE TË DARDANISË”- (Regjistrime, analiza, interpretime) duke ditur se çështja e shqiptarëve në Ballkan ka ngelur ende e pazgjidhur na njofton se Shqiptarët e Amerikës kanë qenë dhe janë një komunitet heroik që bëri në të kaluarën, e mund të bëjë edhe sot më shumë për kombin, ngase kombi ynë ende jeton në hartën e grisur, duke mbetur i copëtuar, me troje të okupuara nga shtetet fqinje, që nuk do të demokratizohen asnjëherë, përderisa kanë ambicje shoviniste ndaj kombit tonë dhe gjersa t‘i trajtojnë shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë, të pabarabartë me shumicën, në shtetet ku ata jetojn.Krejt në këtë frymë të solidaritetit me bashkëkombësit e tij në Kosovë, Hafiz Shala me përkushtrim e mjeshtri nuk do te ndalët së shkruari për asnjë çast, për të vënë në pah vlerat dhe rëndësinë e shkrimeve me karakter kombëtar, për ngjarje të rëndësishme, të cilat i ka përjetuar edhe ai vetë si protagonist, sidomos gjatë viteve ‘90 të shekullit XX, kur dhuna serbe shfrenueshëm po shkaktonte plagë e po hapte varre edhe në truallin e Kosovës, me pretendime gjenocidale deri në mbarim të luftës të motit 1999.

Kjo veprimtari, për një kohë të gjatë, për shumë rrethana është mbajtur larg vëmendjes së opinionit. Hafiz Shala në shkrimet e tij publicistike, në opinionet dhe analizat e veta, sa është besnik ndaj së vërtetës dhe i pakompromis me mashtruesit, gënjeshtarët dhe labilët, asnjëherë nuk pati, e edhe sot nuk ka prirje për mburrje e lavdata gjatë veprimtarisë së bujshme, të udhëhequr nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, apo Lobi Shqiptar në SHBA, në krye me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin më të fuqishëm, zotin DioGuardi,

Si protagonist i përcjelljes më një përkujdesje të te gjitha zhvillimeve pena e tij e guximshme asnjëherë nuk hesht ndaj atyre që mendon se akoma kanë mbetur bashkëpunëtorë, shërbëtorëve të Serbisë, udbadheve shqipfolës, intrigantëve,

manipulatorëve, etj., të cilët, në shkrimet e tij i demaskon me forcën e argumentit dhe me fuqinë e fjalës së vërtetë, që artikujve të tij u japin frymë atdhedashurie,gjallëri dhe vlera të pakontestueshme.

Libri ,,Opinione II―NË MBROJTJE TË DARDANISË” (shkrime publicistikë, analiza politike e mendime individuale) i Hafiz Shalës, veprimtar i denjë i çështjes kombëtare, pinjoll i familjes së ndritur, Shala nga Ujmiri, që i dha kombit luftëtarë të lirisë dhe ndihmuan çështjen kombëtare për liri dhe pavarësi, është edhe një kontribut i çmueshëm dhe i pamohueshëm i këtij veprimtari, dhënë kulturës sonë kombëtare. Po ashtu, edhe vëllimi i dytë Opinione II është libër monumental, veç tjerash është edhe një përpjekje e qëlluar e autorit Shala për të vënë në pah vlerat dhe rëndësinë e shkrimeve me karakter historikoheroik për ngjarje të rëndësishme, të cilat i ka përjetuar si veprimtar në tokën e bekuar të SHBA-ve. Pena e tij majeprehtë është sa e butë për miqtë e sinqertë, po aq e urtë për të drejtën dhe të vërtetën, por shumë më e ashpër dhe e pamëshirshme për armiqtë, hipokritët, tradhtarët e maskarenjtë, që s‘kanë humanitet, as karakter të shëndoshë, por më shumë u shëmbëllejnë zvarranikëve, ujqërve e hienave, që s‘dinë të ngopen me gjak...

Shumica e këtyre shkrimeve kronologjikisht i takojne vitit 2022 e me pak 2021 ku autori Hafiz Shala shperfaq analiza politike e shkrime ne zhanrin publicistik të përmbledhura tashmë në librin ―Opinione‖II, në botim të Shtëpisë Botuese ―’’Meshari ‘’e Prishtinë,

Mund të konstatoj se autori edhe në këtë vëllim publicistik i mbetet besnik së vërtetës dhe i pakompromis ndaj mashtruesit, gënjeshtarët dhe labilët.

Libri i Hafiz Shalës është, në një farë mënyre, vazhdimi i “luftës” pas përfundimit të luftës, është edhe mirënjohja për shokët dhe gjithë ata që kanë rënë në beteja, është përmendorja e parë për të rënët, është vlerat e humanizmit dhe të atdhetarizmit, ky autor përherë e vë në pah shpirtin e tij intelektual prej atdhetarit të denjë. është nderimi për historin e luftës për liri

Vërtet, duke pasur për argument të gjitha këto shkrime, që e përbëjnë këtë libër, por edhe shumë shkrime të shpërndara kudo në shtypin shqiptar; me intervistat, me kronikat, si dhe me reportazhet, që i bëri dje dhe që i bën edhe sot, veprimtarin Hafiz Shala lirisht mund ta quajmë Promethe të ditëve tona, apo Uragan të pandërprerë, stuhi tropikale, prore i fuqishëm dhe i shpejtë, që po lë gjurmë të pashlyeshme në letrat tona shqipe, ngase, siç konstaton edhe poetët e kritikët shqiptar z.Agim Desku e z. Zymer Mehani e Ariana Bytyqi, publicist Hafiz Shala edhe me këtë vëllim publicistik nuk kërkon kurfarë nderi të veçantë. Ndoshta në një kohë tjetër nuk do t’i kishte shkuar ndërmend botimi i tij. Autori përherë gjeti force për të dalë para lexuesve me opinionet e tij përkitazi me synimet se si do të duhej ecur përpara si shtet.

Por kur është koha për të gjykuar veten, për të rivlersuar rrugën e përskruar e për të gjetur forcë të re e kreativitet drejt së ardhmes përfundon redaktori Nezir Prokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat