Atdhetari Çerçiz Topulli

Kultura

Atdhetari Çerçiz Topulli

Nga: Sami Arifi Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 19:48
Çerçiz Topulli

Gjirokastriti Çerçiz Topulli,

është historia e heroit të një populli!

Shkollimin e bëri n‘Stamboll dhe n‘qytetin e Janinës,

më 1907 komandoi çetën n‘jugun e Shqipërisë!

Nga historia e t‘parëve Topullarëve,

arvanitasi Vasil Syljoti krenaria e shqiptarëve!

Veprimtaria e dendur e Çerçiz Topullit me shokë tij,

më 1908 kundër pushtetit turk për Shqipërinë pavarësi!

Po n‘këtë vit çeta e tij me kaçakë,

vranë Bimbashin turk me origjinë boshnjak!

Shokë t‘pushkës dhe t‘pendës së Çerçiz Topullit,

Risto Siliçi, Mihal Grameno luftëtarë t‘dendur për liri t‘popullit!

Me pushkë n‘dorë nëpër male,

për liri trojeve shqiptare!

Çerçizi vazhdoi luftën Mashkullorës për liri,

nga forcat turke me 18 mars 1908 u rrethua n‘befasi!

Çeta e Çerçizit çan rrethimin pa u ndal,

s‘bashku me shokë kaçakë dualën n‘mal!

Çerçiz Topulli e Sali Butka si dy drangu,

vranë n‘Korçë peshkopin grek lirinë popullit për t‘ia pru!

Trimat si Çerçizi me shokë n‘luftë për liri,

janë t‘paharruar gjithmonë mësohen n‘histori!

—————————

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË ÇERÇIZ TOPULL IT!...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat