Ti femër

Kultura

Ti femër

Nga: Lina Zymberi Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 20:32
Lina Zymberi

Pse je aq e thjeshtë

Ti femër e dashur

Je krijesë e zbritur

Nga perënditë

Më bekimin e hyjnive

Ti i fal buzëqeshje lirisë

Dhe dritën ia merr flakës se diellit

Mbrëmjet më ia ndrçue hënës

Ti emër i bukur femër

Dashuria engjëllore e nënës

Lumturia e së vërtetës

Që i fal dashuri jetës.

PEMA E FAMILJES

Më 10 dhjetor

Në pemën e familjes linda

Si një lule borë

E freskët dhe bukur

E bardhë si rrezja e dritës

Ishte dhe ditë gëzimi

Rreth kësaj peme shkëlqeva

Dhe unë vajza e lagjes sime

Sipas kohës u rrita

Si trëndafili që lulëzon

Para syve të familjes

Eh,moj jetë

Pse e mallkove një trëndafil

Sa filloj të lulëzoj

Të mbushet plotë aromë

Në ditët më të bukura

Të rinisë se saj

Erdhi koha të largohem

Nga shtëpia t`i nxjerr rrënjët

na vashat familjare

Ah, moj jetë trëndafili

Nuk gjete rrugë ma afër

Por udhëtove me mijëra kilometra

Ishe rrënjë e fortë e nuk u vyshke kurrë

Ujitja të mungoj

Freskitë e familjes të braktisen

E fortë qenka kjo rrënjë trëndafili për ta zhdukur

Mërgimi na i mori ëndrrat

O trëndafil i bukur

Po vyshkesh ngadalë

Shkëlqimin nuk mujti mërgimi ta shuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat