​Opera 'La Traviata' e Verdit do të shfaqet në Prishtinë

Kultura

​Opera 'La Traviata' e Verdit do të shfaqet në Prishtinë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:39
​Opera 'La Traviata'

Opera e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë do të shfaqet produksioni i parë i veprës “La Traviata”, nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Operën Shtetërore bullgare të Stara Zagorës, Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë dhe Filharmonisë së Kosovës.

Sipas njoftimit kjo premierë do të mbahet më 15 dhe 17 dhjetor 2022.

”La Traviata” e kompozitorit Xhuzepe Verdi, tregon historinë e dashurisë tragjike mes Violetës dhe Alfredos. Dashuria e Alfredos dhe Violetës kërcënon të turpërojë familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat