Dëshmorët të ishin gjallë, do na hidheshin për fyti…

Kultura

Dëshmorët të ishin gjallë, do na hidheshin për fyti…

Nga: Agim Jazaj Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 09:57

Në ditën e Dhëshmorëve, 5 Majin e vitit 2019, me kryebashkiakun, shkuam të përkujtonim dhe nderonim Dëshmorët në origjininë tonë; që dhanë jetën e tyre për të Çliruar Shqipërinë, duke e ëndërruar Zonjë; si gjithe Lulet e tjera, ashtu si dhe i këndoi herët, poeti i famshëm Naim Frashëri:

Manushaqe bukuroshe,

Pse s’ngre kryete përpjetë,

Po rri e mpit’ edh’ e qetë,

Pse s’zbukuroh e s’shëndoshe?

Pa shiko lulet’ e tjera,

Q’u çel’ e u lulëzuan,

Shih, pa shih ç’u zbukuruan,

I ngjalli përsëri vera…

Dikush u gudulit me njeri-tjetrin, gjat ceremonisë.

“Jam familje dëshmori”- i’u hodh sebres- Velua.

“Po unë çfarë familje jam”?- i’a ktheu Telua…

Debati u ndez!

Titullari u zemërua për momentin dhe mori rrugën për tu larguar nga ceremonia…

I folëm dhe u kthyem!

"Dëshmorët janë të Atdhehut, nuk janë të Partisë -i tham sa dhe të revoltuar.

Nuk janë të këtyre pa Atdhe; që shesin dhe shkelin edhe gjakun e dëshmorëve për partinë, Tradhëtarët e sotëm të Atdheut"!

Mbaruam vendosjen e buqetave me lule dhe u kthyem në ceremonin, drekën e organizuar…

Duke ngritur dollinë, në kujtim të dëshmorëve.

Luani i njohur për humorin e tij, po edhe nip i Dëshmorit (familje) Dëshmori i’a mori këngës:

*Dëshmorët, të ishin gjallë,

Do na hidhëshin për fyti,

Për Atdheun e përdalë,

Që ka bërë syfet-jeziti…

Të gjithë i’a mbajtën ison, ja dhanë të qeshurës në majë!

Velua; vari turijtë, u ngrit, u'a mbathi këmbëve, dhe u largua nga dreka…

*Kemi me bollëk edhe nga soji e sorrollopi ynë; të verbër nga trut dhe qorra nga syt, që tunden dhe shkunden madje edhe përpara mikrofonëve, pa bukë për darkë dhe pa mend në kokë!

Ecin rrugëve pa një dyshkë në xhep, me pensionet qesharake, as sa një kafe e ministrusheve, zyrtarucëve që zgërlaqen kafeneve, që zgjedhin dhe i paguajnë këta të marrosur, dhe u shkojnë pas të verëbërit!

Ata që Atdheun, me Partizanët e quajnë, njesojnë me “Rilindjen” e Rivdekjes, dhe Ballistët, Tradhëtar i quajnë dhe i urrejnë se janë të PD-s, apo Partia e Lirisë, etj?!

Nuk dallojnë dot se kush ishte tradhëtari i djeshëm dhe kush mbetet i sotmi?!

Nuk e dallojnë dhe nuk e ndajnë Atdheun nga Partia që i shtyp, i mjeron, shfrytëzon, i pushton, poshtëron i shpërfytyron, i vjedh, dhunon?!

Kush u ka shitur Atdheun sot: Detin, Lumin dhe Përroin?!

Kush është me origjinë dhe kush pa origjinë, kush është model familjari dhe kush është rrugaçrori, perversi?…

I hedhin dhe qepin syt tek e djeshmja, dhe nuk shohin hatanë e sotme përpara syve.

“Rrugaçin tim do ta duroj, po kurrë nuk e votoj”- ka dhënë një setencë- filozofi edhe Riza Nikaj, ish anëtar i PS, anëtar i Partisë Komuniste!

Xakja nuk është votë Qorre, po është Votë e Arsyes!

Nuk ka Partinë të parën, por ka dhe mbetet i pari Atdheu, mbi të gjitha!

Për këtë Shqipërinë e Sotme ëndërruan e dhanë jetën Dëshmorët o të Marrosur, pas Partisë që Ju vjedh, ju grabit, jo vetëm jetën, pensionet, të drejtën dhe Atdheun tuaj, po ju ka lënë marhëm edhe me fëmijë, që kanë marë udhët, nga të pa udhët, vjedhin dhe grabisin shqiptarët, kanë mbushur edhe bodrumet, ulluqet, kolltuqet, oxhaqet, poturet dhe oshkuret me paratë e vjedhura tuajat, të shqiptarëve, që i mbajnë në mjerim, për t’i shfrytëzuar lehtësisht, dhe Shqipëria po zbrazet dhe po mbushet me talebanë?!!

“Ish kryeministri dhe kreu i opozitës reale, (bëhet publike) se ka paraqitur ligjin e heqjes së parashikimit për kryeministrat!

Dhe në çdo vend të botës kjo nisëm do të përshëndetej!

Çuditërisht këtë nuk e pranon, kryeministri i sotëm!

Kush duhet besuar, kush ka frikën e mëkateve, kush duhet mbështetur?!

Ai që nuk ka frikë dhe kërkon të vendoset në “peshore”, apo ai që tromakset, nuk pranon të vendoset në Peshoren e Drejtësisë”?!- bën krahasimin, analizën, aplelimin edhe Eqerem Bejtaj nga “Familje Dëshmori”, pasaradhës i heroit, ish anëtar dhe drejtues i PP, po dhe i PS!

Përpara Atdheut, nuk vë Partinë Eqerimi, i distancuar dhe i larguar nga tufa, stalla, bariu të zgjebusur- shprehet për gazetën Telegraf, dhe apelon:

“Ju të verbër, mbani në mjerim jo vetëm jetën tuaj, por edhe të fëmijëve, pasardhësve tuaj, mbani në mjerim gjithë Atdheun!

Ju “njerëz”, specie monstra, pa Atdhe, duke shkuar pas të marrit, me vërbërinë tuaj- fatkeqsia e Atdheut nga njerëzit e verbër, Pa Atdhe, pa Din e Iman!

Ju të çertifikuar: Votë Qorre, sidomos të verbërit; ish anëtar të PP- nuk do t’i pranojnë as në lokale, dhe as në shtëpi, nuk do t'u lejojnë as fëmijët tuaj, do t'u heqin të drejtën e votës, do t'u marin Kartën e Identitetit, sepse mbani në mjerim Atdheun, do tu lyejnë dhe ngjyejnë edhe fëmijët, niprit dhe mbesat me bajga e fekale rrugëve, të cilët kanë marrë rrugët e botës dhe po lenë shkretët Atdheun e tyre të shënjtë dhe të shtrenjtë, të pasur dhe të selituar nga Zoti dhe të vithisur e shkretuar nga hajnit, po edhe nga ju të verbuar”!

Grabiqartët, zullumqarët, hileqarët dhe haleqarët, abuzojnë edhe me misionin, gjakun dhe amanetin e dëshmorëve, atdhetarëve (natën i vrasin, ditën i qajnë) të cilët u flijuan dhe ëndërruan vatanin: Ta shihin si gjithë të tjerët, të zhvilluar, të paqtuar e jo të hasmëruar me njeri- tjetrin nga lufta e klasave, urrejtja që ka mbirë, rritur dhe selitur në këtë pjesë, fis-pisi, të klasë- glasës politike, e cila urrejtjen dhe luftën e klasave e ka në gen, e ruan dhe e zhvillon; si vlerë- antivlerën!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat