O flamuri im me shkab

Kultura

O flamuri im me shkab

Nga: Mustafe Shabani Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 13:13
Mustafe Shabani

O flamuri im me shkab

Asnjëherë ty nuk të pash 

thanë që koha rrobat ti treti 

çdo herë në gjum kur rash 

një zë burri kisha me veti .

Në gji më mbaje ti moj nënë

më ledhatoje me dashuri 

roje na bëje netëve o hënë

kthehu bab ku mbete ti???

Ikën ca vite sa gjatë të prita 

më mungon e ytja  fjalë

pa ty s'ka diell sa e errët dita 

mall të pa shuar  i yti djal .

Kam bërë ca vite  nuk shkoj n'shkollë

nuk di të largohem nga nëna Sofë

ngado shkoj e përshëndes me dorë

i mërdhirë kthehem më mbështjell me gëzof 

Më do shumë dhe më  ledhato 

mi ngrohë duartë me hukamë 

nganjëherë ja nis lehtë këndo 

sa vështirë  pa ty o imi bab.

Eja bab, pse atje rri???

Në shkollë nuk shkoj kudo të kërkova 

të betohem në bes e burrëri 

do vijë dita,do gëzoj Kosova .

A do vish ti ndonjëherë?!?

N'ledhatim të gjuhem në krahëror  

ta hapësh të lumen tonën derë

ti puth faqet e fërkojë me dorë. 

Të shoh bab e të qmallem me ty 

të më thuash eja o bir 

ta rrisim e  shtojmë tonën shtëpi 

të jetojmë bashk edhe të lir 

Eja bab pse atje rri ?!?

Nuk shkoj n'shkollë kudo t'kërkova 

t'betohem n'besë e burrëri 

do vijë  dita lulëzon Kosova 

Prita muaj e shumë mot mote

n'ëndërr mu qfaqe ti o bab  

t'thirra n'emër,nënën Sofë përlote

o flamuri im me shkab

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat