Fjala e akademisë shqiptare në burg shtëpiak!

Kultura

Fjala e akademisë shqiptare në burg shtëpiak!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Akademitë e shkencave në rol pa rol si kujdestar dhe pararojë e t’mirës për vendin, s’bëjnë zë!Fatkeqësisht, ky rol rëndësishëm menaxherial dhe prodhues i perspektivave alternative edhe për opinionin publik është n’gjumë të thellë.

Pra funksioni social qendror i mendjes së ndritur është i nxënë me mbrojtjen e vetëvetes nga “demokracia
e fjalës fyese dhe nënqmuese”!

Prandaj, “qile guri gojën” janë edhe për çështjen kryesore politike, tepër të ndjeshme në mes të kësaj ngatrresës së kushtëzuar për bisedime me Serbinë!

Në vend që të dëshmojnë një alternativë korrekte për opinionin publik shqiptar, heshtjen e tyre e plotësojnë opinionet e korruptuara për publikun!

Lexoni dhe ndëgjoni mediumet tona elektronike, ato janë përplot me fjalë boshe të pa dokumentuara dhe me elemente të përqarjes dhe hasmërisë.

Shumica shërbehen me fjalët fyese, kërcënuese dhe ato më banale që egzistojnë në zhargonin e rrugaqërisë!

Mungasa e prokurorëve të ndërgjegjshëm shtetëror është shteg kalimi dhe kalërimi pa fre nëpër këto vepra të pa dënueshme nga shteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat