Promovohet monografia për veprimtarin Xhavit Haziri

Kultura

Promovohet monografia për veprimtarin Xhavit Haziri

Më: 19 mars 2023 Në ora: 07:32
Monografia për veprimtarin Xhavit Haziri

Sot, do të promovohet libri monografik “Atdhetari i shtigjeve të lirisë - Xhavit Haziri”, i autorit Mustafë Krasniqi.

Në përurimin e këtij libri monografik, të pranishëm do të jenë: recensenti i librit profesor dr. Vaxhid Sejdiu, redaktori i librit prof. Isuf Ismaili, ish-konsulli i Republikës së Kosovës në Berlin, Binak Berisha, nxënësit e shkollës shqipe në Aache, të cilët kanë marrë si detyrë të recitojnë poezitë e heroit Xhavit Haziri, por edhe poezi të krijuara për të, si dhe do të ketë mundësi të mësojnë një pjesë të veprimtarisë së heroit Xhavit Haziri.

“Të pranishëm do të kemi mysafirë nga Zvicra, Austria dhe Franca.

Përurimi i librit monografik mbahet më 19 mars 2023, në ora 18:00 në adresën: Kaiserstraße 96, 2134 Herzogenrath-Achen të Gjermanisë”, është bërë e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat