Shqipëria, shtatzanë me historinë

Kultura

Shqipëria, shtatzanë me historinë

Nga: Atdhe Geci Më: 1 prill 2023 Në ora: 15:07
Atdhe Geci

S´ka Shqipëri pa mision kombëtar

as Kosovë pa Shqipëri dhe Çamëri

as Shqipëri të lashtë pa të sotmen

as bashkim shqiptar pa tëra pjesët!

Perëndi, kurrë mos u kthefshin më

në ideologji vrastare të së kaluarës,

as duar që e shkretuan Shqipërinë,

as qeveri që n´pranga e lidhën lirinë!...

Atdhe, je toka dhe qielli shqipeve

liria i takon të gjithë shqiptarëve.

Pyes, kur do ta pranojmë origjinën

pellazge, ilire , dardane e epirote!

I përjetshmi dhe i fuqiploti, Atdhe

kur do ta bëjmë ne betimin për ty,

pse kaq heshtje për Republikën e

Çamërisë! Shqipëri, ku të iku zëri!

Shqipëria pellazge shtatzanë është

me historinë, ajo shpejt do të lindë!

Shqiptarët jemi pellazgët e lashtë,

popull i Thotit, Zeusit dhe i Pirros!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat