Lirika e mbështjellur në metaforën e ngritjes së vargut të heshtur

Kultura

Lirika e mbështjellur në metaforën e ngritjes së vargut të heshtur

Nga: Agim Desku Më: 12 prill 2023 Në ora: 17:56
Agim Desku

Ti je porta ku zemrën e kam futur!

E vura këtë varg të bukur në fillim të parathënies,por në rastin e kësaj poetes Valbona Hani,sikur vetvetiu vargu i saj më kërkon diçka më ndryshe.Të shpreh atë që ajo e ka shpreh me vargjet e saja të papërsëritura dhe është një zë me një bukuri të rrallë mjeshtërie, të krijimit të vargut të lirë poetik ashtu siç e ka dhe shpirtin kjo autore.

Vlen jo vetëm të lexohet me një frymë ,por nuk të lë të ikësh nga ky vargëzim, duke të nxjerrë nga njëqind angazhimet tua për një pushim dhe sikur ky vëllim të ngrè, që mos ta vëresh në vitrinën me shumë tituj tjerë.Këto vargëzime të bëjnë që të jenë shumë të përafërta me ç`lodhje,të falin një muzikalitet sikur që nuk ke nevojë gjatë leximit të këtyre poezive as të dëgjosh ndonjë simfoni,sikur bëjnë lexuesit e mirëfilltë. Dhe poetja ligjëron-

Ëndrrën time e mbaj në duar

Kjo ëndërr më ka zbukuruar

Fusha e male plot kam kaluar

Me sytë e shpirtit të trazuar.

Poezia ‘’Në ëndrrën time’’

Për të vazhduar tutje-

Ti je një ëndërr kaq e bukur

Qesh e loz me sytë e shpirtit

Ti je porta ku zemrën e kam futur

Tek shtegu i ngushtë jam strukur.

Poezia ‘’Në ëndrrën time’’

Mjafton të lexosh këto perla poetike të poetes Valbona Hani dhe ke marr frymë bjeshke,kë shkurtue udhën e arritjes në cakun tënd.

Andaj duke lexuar vëllimin poetik ,,Rilind me ty ’’, të autores Valbona Hani,do të hasim në shumë pamje ,elemente ,e pse jo edhe situata që përkojnë ngjashëm me realitetin filozofik të njeriut të sotëm dhe të nesërm.Duke e pasur parasysh këtë,ky është vizion qëndror i shprehur me figura të qëlluara dhe funksionale nga pena e të thënit të poetes. Prirje e veçantë ku jo të gjithë e kanë këtë,është qëndisur me një mjeshtri brenda një garniturë estetike.Kjo formë e të shkruarit transmeton edhe konceptin bashkëkohor, se shoqëria jonë ende ka përplotë ndarje në qasje,në ide ,në dashuri,në atdhedashuri ,në guxim ,në shprehje e në qëndrimin e saj rutinor.

Të përjetosh zhvillimin e një niveli artistik e poetik të një bote ,që ekziston vetëm zhvillimi.E që një zhvillim të tillë poetik për fat e gjejmë tek poetja Valbona Hani,e cila me vargun e saj ka arritur t`i përfitoj zemrat e shumë lexuesve nga e gjithë hapësira shqiptare dhe lexuesit grekë . Falë përvojës artistike, dijes empirike dhe shpirtin e gjerë human që çdoherë na befason me prurjet e saja poetike e letrare,siç është rasti me librin, ,,Zemër e strukur’’,e cila me metaforat poetike krijon art të mirëfilltë.Të atij arti të sotëm, të liruar nga brengat,vuajtjet, që në tërësinë e tyre shquhen për simbolikën e shoqëruar me një qasje emocionale.

Andaj aktdëshira poetike e poetes Hani në vëllim frymon me zërin aq kumbues, që ta dëgjojnë dhe krijuesit tjerë. Poetika e këtij vëllimi ngjan dhe mban rrugëtimin e situatave të ndryshme.Rrugëtimin e vetvetes,që ia krijojnë rrugën poetike, e cila, kur merr formën dhe peshën e vet, nuk del dot nga binarët e përplasjeve,meditimeve, ndijimeve.Nuk del nga mllefi, nga malli e dashuria për ta parë e përjetuar ëndrrën e përbashkët, që jeta të merr kahe ashtu siç e meriton njeriu, fjala dhe arti mirfilltë poetik.

Objekti i këtij vëllimi krahas tematikës ,figurës e formës ka për si qëllim fokusimit të gjinisë së poetikës ,ku dalin në pah risitë,metodat novatore,evidentimi i karaktereve të gjetura e adekuat,kendvështrimet dhe ndërthurjet në konceptin e përspektivës.

,,Rilind me ty ’’ është libër i karakterit të një bote filozofike të krijueses në relacion me rrjedhën fabulare brenda domethënies së vet ,figurës dhe ndriçimit ideor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat