U botua libri i dytë i Tuana Gjogollit

Kultura

U botua libri i dytë i Tuana Gjogollit

Nga: Zymer Mehani Më: 18 maj 2023 Në ora: 08:12
Kopertina e librit

Tuana Gjigolli u lind më 28. 05. 2012, në Mitrovicë. Është nxënëse e klasës së gjashtë në SHFMU “Mustafë Venhari" të Vushtrris. I pëlqen poezia, prandaj edhe shkruan vargje, por edhe prozë

Ajo ka botuar vëllimin me vjersha “ Botë e ylbertë”, Printing press, Prishtinë, 2022 dhe tani më 2023 para lexuesve bashhkëmoshatarë dhe të tjerëve po del me librin e saj të dytë “Rrugëtimi drejt krijimtarisë”, (me vjersha e tregime), Printing press, Prishtinë, 2023.

Tuana Gjigolli jeton në Vushtrri.

Libri i Tuana Gjigollit “Rrugëtimi drejt krijimtarisë” me vjersha e tregime është dëshmi për ekzistimin bukur delikat të indit poetik, që kjo autore e talentuar është duke e zhvilluar në vazhdimësi.

Nga ky libër i kësaj autoreje të re (ende fëmijë) fëmijët do të argëtohen, edukohen dhe do të përjetojnë gëzim e hare, gjë që është e natyrshme, ngase temat e shtjelluara në këtë libër janë tërheqëse dhe të pranueshme për fëmijët. Këtu kemi vjersha e tregime me karakter edukativ, argëtues dhe njohës. E këto i ka arritur me vargjet dhe me tregimet e veta autorja Tuana Gjigolli, nxënëse e klasës së gjashtë. Ajo në faqet e librit të saj ka arritur të pasqyrojë tablotë e jetës fëmijërore me tërë laryshitë, peripecitë, dëshirat dhe të vërtetat, por edhe me ëndërrimet miturake, me mjete të zgjedhura dhe të kuptueshme për moshën e bashkëmoshatarëve të saj.

Gjuha e përdorur në këtë libër është e pastër, e thjeshtë dhe e kuptueshme për moshat fëmijërore. Edhe fjalori është i kapshëm për fëmijët. Figuracioni poetik korrespondon gjithashtu me moshën fëmijërore.

Motivet e trajtuara në vjershat dhe tregimet e Tuana Gjigollit janë jeta në fshat, marrëdhëniet në familje, jeta shkollore, natyra e vendlindjes, vështirësitë në jetë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat