Shtyhet vizita e nobelistit Orhan Pamuk në Kosovë

Kultura

Shtyhet vizita e nobelistit Orhan Pamuk në Kosovë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:23
Orhan Pamuk

Vizita e paralajmëruar e shkrimtari të njohur turk, fitues i çmimit Nobel, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtën e këtij viti.

Njoftimin e ka bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një video mesazhi të dhënë nga nobelisti Orhan Pamuk.

“Të dashur lexues nga Kosova. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyjë vizitën time të paraparë për këtë muaj. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyjë vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë. Ju lutemmi pranoni kërkom faljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti”, theksoi Pamuk.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku kishte njoftuar se shkrimtari i njohur turk, Pamuk do të jetë në Kosovë nga 24 deri më 26 maj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat