Disa fjalë të urta nga autori i “Don Kishotit”

Kultura

Disa fjalë të urta nga autori i “Don Kishotit”

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 09:47
Miguel de Cervantes

Miguel de Cervantes (1547-1616) ishte shkrimtar spanjoll, romancier, poet, dramaturg dhe ushtarak.

Njihet botërisht ngaqë është autori i romanit “Don Kishoti i Mançës”, një nga kryeveprat e letërsisë botërore të të gjitha kohërave.

Gjeni më poshtë disa nga thëniet e tij të urta:

Kështu janë femrat për natyrë, përbuzin ata që i dashurojnë e dashurojnë ata që i përbuzin.

Ku rron smira nuk mund të ketë virtyt.

Predikon mirë ai që jeton mirë.

Tridhjetë priftërinj me gjithë ipeshkvin në krye, nuk mund ta detyrojnë gomarin të pëllasë kundër dëshirës së tij.

Mund të ketë dashuri pa xhelozi, por jo dashuri pa frikë.

Nuk ka dashuri të çuar dëm.

Mbi majat më të larta godet rrufeja, e ku i bëhet më shumë rezistencë bën dëme më të mëdha.

Nëse nuk e shijon fatin kur e ke, mos u anko kur të mos e kesh.

Një fjalë në çastin e duhur vlen më shumë se njëqind në çastin e gabuar.

Fatkeqësitë e gjejnë fatkeqin edhe po të fshihet në skajin më të largët të tokës.

Mos kërko leje për të marrë diçka që mund të marrësh pa leje.

Secili është ashtu si Zoti e ka krijuar, e shpeshherë edhe më keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat