Ky është libri më i shtrenjtë në botë

Kultura

Ky është libri më i shtrenjtë në botë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Një Bibël Hebraike 1100-vjeçare u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Nju-Jork me shifrën kolosale të 38.1 milionë dollarëve.

Për shumë ekspertë, ky çmim është rekordi i të gjitha kohërave për një libër apo dorëshkrim që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në një ankand.

Kodi Sassoon”, u shfaq në treg për herë të parë mbi 30 vjet më parë kur u ble nga ish-ambasadori i SHBA-së në Rumani, Alfred Moses. Ai dhe familja e tij e morën librin dhe ia dhuruan Muzeut Anu të Popullit Hebre në Tel Aviv.

Në këtë ankand, librit iu deshën 4 minuta për të arritur në shifrën e 38 milionë dollarëve, duke kaluar në këtë mënyrë dhe Kodin e Lecesterit të Leonardos që u ble nga Bill Gates për 30 mln USD në vitin 1994.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat